Plazh, Humb Jetën Pushuesi

Date:

Share post:

Një 70-vjeçar nga Lapraka humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak këtë të enjte sapo hyri në det teksa po pushonte në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, ndërsa pushuesit e tjerë u përpoqën t’i japin ndihmën e parë pa sukses. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është një tragjedi e ngjashme me atë të ndodhur dhjetë ditë më parë, kur një 66-vjeçar nga fshati Lekaj i Kavajës humbi jetën në plazhin e Spillesë në rrethana të njëjta. Ai gjithashtu pësoi arrest kardiak sapo hyri në ujë. Hetimet për të dyja rastet janë ende në vazhdim për të kuptuar më mirë shkaqet dhe rrethanat e këtyre fatkeqësive, ndërsa mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar tek moshat e treta dhe të sëmurët kronikë pasi ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës nga qëndrimi në diell te kalimi në ujë sjell aritmi dhe arrest kardiak, shpesh fatal.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....