Të hënën, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Mateo Duma, 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë, në zonën e thembrës, me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Paraprakisht Duma nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me ngjarjen.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
©️zërionline


