Filatelia në komunizëm/ Shqipëria që udhëtonte jashtë përmes pullave postare

Date:

Share post:

Edhe në periudhën e izolimit, Shqipëria gjeti mënyra të veçanta për të bërë marketing dhe treguar veten përtej kufijve. Një prej tyre ishin pullat postare, ku në hapësira të vogla letre pasqyroheshin peizazhet, qytetet muze dhe imazhet e një vendi që kërkonte të prezantohej në botë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, shtëpia-ekspozitë “Turistët e Përgjuar” në Durrës, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, prezantoi ekspozitën “Filatelia dhe Turizmi në kohën e komunizmit”. Koleksionet e ekspozuara sjellin një udhëtim në kohë, duke treguar mënyrën se si Shqipëria e asaj periudhe ndërtonte imazhin e saj vizual përmes filatelisë.

Sipas eksperteve të turizmit Ariana Isaku dhe Brunilda Liçaj, pullat postare nuk shërbenin vetëm si mjet komunikimi, por edhe si një formë e hershme promovimi kulturor, ku çdo imazh përcillte një mesazh për identitetin e vendit. Sot, ato konsiderohen dëshmi të çmuara historike që ruajnë kujtesën e një epoke të veçantë. Në ekspozitë qe i pranishëm dhe zv.administratori i Postës Shqiptare Ardit Demiri që theksoi rëndësinë dhe funksionin historik të pullave.

Ekspozita, që zgjat vetëm 5 orë, ka ngjallur interes edhe te vizitorët e huaj, të cilët përmes këtyre koleksioneve zbulojnë një Shqipëri ndryshe, të rrëfyer përmes detajeve të vogla por domethënëse. Në këtë mënyrë, filatelia shfaqet jo vetëm si histori postare, por si një dritare e hapur drejt mënyrës se si një vend i izoluar përpiqej të komunikonte me botën.

Sot, më 18 maj, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në orën 15:00.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...