Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Date:

Share post:

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë së COVID-19 kishte siguruar një certifikatë të falsifikuar vaksinimi.

Kapiteni i Kombëtares zvicerane nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme, ndërsa trajneri Murat Yakin ka reaguar publikisht për situatën, duke theksuar se ka komunikuar vazhdimisht me Xhakën.

Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë. Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”, deklaroi Yakin.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) konfirmoi se Xhaka nuk do t’i bashkohet grumbullimit të radhës së Kombëtares. Vendimi u mor pas një diskutimi mes futbollistit dhe drejtuesve të federatës.

Pas deklaratës së tij personale lidhur me statusin e vaksinimit, Granit Xhaka nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares së meshkujve. Ky vendim u mor bashkërisht gjatë një diskutimi mes Xhakës dhe drejtuesve të SFV-së”, thuhet në njoftimin e federatës.

Edhe presidenti i SFV-së, Peter Knabel, bëri të ditur se Xhaka i kishte informuar drejtuesit për çështjen dhe kishte vendosur të fliste publikisht për të.

Granit Xhaka na informoi mbrëmë për faktet e çështjes dhe në të njëjtën kohë na tregoi se do ta trajtojë publikisht këtë çështje dhe do të marrë përgjegjësinë”, u shpreh Knabel.

Ai shtoi se federata dhe Xhaka kanë arritur në përfundimin se, për momentin, është në interesin e ekipit që Kombëtarja të vazhdojë pa të.

E mirëpresim faktin që Graniti po ndërmerr këtë hap dhe po e trajton çështjen. Në të njëjtën kohë, kemi arritur së bashku në përfundimin se është në interesin e ekipit që këtë ndeshje ta luajmë pa të. Për ne, prioriteti tani është të rikthejmë qetësinë në këtë situatë dhe të përqendrohemi plotësisht te ekipi dhe ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve të UEFA-s”, tha Knabel.

Xhaka e pranoi: “Ishte një gabim, marr përgjegjësinë

Çështja lidhet me një hetim të Zyrës së Prokurorit Publik të Lucernës, e cila po heton Xhakën dhe një mjeke nën dyshimin për posedim të një certifikate të falsifikuar të COVID-19.

Vetë Xhaka ka pranuar se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi, duke shpjeguar se në atë periudhë kishte pasur shqetësime dhe pasiguri të mëdha rreth vaksinës.

Personalisht isha shumë i shqetësuar në lidhje me vaksinën kundër COVID. Ndjeva mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe u mundova nga frika dhe pasiguria. Në këtë gjendje të ngarkuar emocionalisht, mora një certifikatë vaksinimi në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia të hapura përmes kanaleve të duhura”, kishte deklaruar Xhaka.

Në një tjetër reagim, 33-vjeçari e pranoi se vendimi i marrë prej tij ishte i gabuar.

Në atë gjendje të trazuar emocionale, sigurova një certifikatë vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia përmes kanaleve të duhura. Sot e kuptoj qartë se kjo ishte qasje e gabuar. Ishte një gabim. Më vjen keq. Marr përgjegjësinë për këtë vendim”, u shpreh kapiteni zviceran.

Rrezikon deri në pesë vite burg?

Sipas ekspertit të së drejtës penale, Andre Kuhn, të cituar nga “Blick”, falsifikimi i dokumenteve në Zvicër mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Xhaka do të dënohet domosdoshmërisht me pesë vite burg. Sipas Kuhn, rrethanat e çështjes dhe fakti nëse personi ka apo jo precedentë penalë mund të ndikojnë në masën e dënimit.

Falsifikimi i dokumenteve mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, ka shpjeguar Kuhn për “Blick”.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...

Nga Frida Kahlo te Darth Vader, George Lucas hap muzeun 1 miliard dollarësh

Pas 17 vjetësh përgatitje, krijuesi i “Star Wars” dhe Mellody Hobson hapën në Los Anxhelos një institucion me...

Nga 5 tetori nis parkimi me pagesë në Durrës, çfarë duhet të dinë qytetarët

Pas një periudhe përgatitore, Bashkia Durrës ka përcaktuar zonat, tarifat dhe rregullat që do të aplikohen, ndërsa nënkryetari...