Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi Rama. Lila do të qëndrojë në këtë post deri në emërimin e kreut të ri të SHISH.
Komandimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit, e cila iu dorëzua autoriteteve, disa orë pasi SPAK njoftoi ndaj saj caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës, me akuzat “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”.
Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës, ku u paraqit pranë autoriteteve të Kosovës. Më pas, në pikën kufitare të Morinës, ku iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore. Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi Hysenin drejt Tiranës, ku u ekzekutua masa e arrestit në shtëpi.
Vendimi i botuar në fletoren zyrtare
Z. Elvis Lila, drejtor i DepartamentitOperativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative tëdrejtorit tëShërbimit Informativ të Shtetit.
2. Delegimi i kompetencave fillon me hyrjen në fuqitë këtij urdhri dhe mbaronme emërimin e drejtorittë ShërbimitInformativ tëShtetit.
3. Ngarkohet z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, në Shërbimin Informativ tëShtetit, për zbatimin e këtij urdhri.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherëdhe botohet në Fletoren Zyrtare.


