Tjetërsimi i pronave, biznesmenit Kastriot Hasko i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

Date:

Share post:

Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko. Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro në llogari bankare, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për përfitimin e 1143 hektarëve tokë përmes dokumenteve të falsifikuara.

Përveç shumës prej 2.6 milionë eurosh, Prokuroria i ka sekuestruar Haskos edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një automjet luksoz “Bentley”, me vlerë të raportuar 250 mijë dollarë.

Goditja pasurore ndaj Haskos lidhet me dosjen e tjetërsimit të 1143 hektarëve tokë në zonën e Semanit. Biznesmeni ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sekuestroja e re vjen pas operacionit të 17 shtatorit 2026, kur Prokuroria e Fierit njoftoi sekuestrimin e 76 pasurive me një sipërfaqe totale prej 11,437,056 metrash katrorë, rreth 1143 hektarë, si dhe 150 mijë euro. Hetimi zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr. 1026 të vitit 2025.

Sipas Prokurorisë, Hasko paraqiti pranë Kadastrës së Fierit dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe, mbi bazën e tyre, regjistroi në bashkëpronësi me katër persona të tjerë sipërfaqen prej 1143 hektarësh në Seman të Ri dhe Sheq Marinas. Organi i akuzës pretendon se më pas Hasko përdori një prokurë të posaçme të falsifikuar për t’ua shitur tokën dy shoqërive.

Në të njëjtën dosje janë nën akuzë edhe ish-drejtorët e Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, si dhe juristi Piro Çela. Prokuroria i akuzon për veprime që lidhen me regjistrimin e pasurive pa kërkuar konfirmimin e dokumenteve nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Akuzat e ngritura në procedimin penal përfshijnë “Falsifikimin e dokumenteve”, “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më 19 shtator, Gjykata e Fierit ndryshoi masën e sigurisë për Kastriot Haskon nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Për Ertis Shehun, Bardhyl Kapajn dhe Piro Çelën, gjykata la në fuqi masën “arrest në burg”.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Kërkoj falje”, italiani pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, dorëzon çekun prej 5 mijë eurosh në gjykatë

Moreno Violetto ka pranuar në sallën e gjyqit se ka vrarë Fatos Cenajn, ish-punonjësin shqiptar të policisë penitenciare,...

Mësuesi 60-vjeçar i Lushnjës mbetet në burg, dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren

Gjykata e Fierit ka caktuar arrest në burg per mësuesin 60-vjeçar Madrid Sula, i cili u arrestua pak...

Publikimi i videove erotike, policia se gjen në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

Kompozitori Adrian Hila është thirrur nga Policia e Tiranës për t’u marrë në pyetje lidhur me videot me...

Kufizime me ujin në Durrës, shkak ndërprerja e energjisë në stacionet e pompave

Banorët e Durrësit dhe zonave përreth do të përballen me kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë gjatë...