Gjykata e Fierit ka caktuar arrest në burg per mësuesin 60-vjeçar Madrid Sula, i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve një nxënëse 13-vjeçare.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës delikate të çështjes. Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të mësuesit dhe pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe provave të paraqitura, caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sula dyshohet për veprat penale “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”, të parashikuara nga Kodi Penal.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.


