Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20 hektarë me ullishte, pemëtore dhe shkurre.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke krijuar disa vatra të mëdha. Sipas të dhënave nga terreni, situata paraqitet kritike dhe zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe mjete nga Peqini, si dhe nga bashkitë përreth. Operacionit në terren i janë bashkuar edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri.

Vëmendja kryesore e forcave të emergjencës është përqendruar te mbrojtja e banesave dhe banorëve, pasi vatrat e zjarrit ndodhen pranë zonave të banuara.

Era dhe terreni i vështirë po pengojnë ndërhyrjen, ndërsa ekipet po punojnë për izolimin e vatrave dhe krijimin e barrierave që do të pengonin avancimin e flakëve drejt banesave.

Ndërkohë, operacioni nga toka dhe ajri vijon, ndërsa strukturat e emergjencave po monitorojnë situatën.

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...

“Kërkoj falje”, italiani pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, dorëzon çekun prej 5 mijë eurosh në gjykatë

Moreno Violetto ka pranuar në sallën e gjyqit se ka vrarë Fatos Cenajn, ish-punonjësin shqiptar të policisë penitenciare,...