Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues një 18-vjeçar me inicialet M.S., dyshohet se është futur në një parakalim të gabuar.
Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i një automjeti Volkswagen ka devijuar, duke përfunduar i përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari
01/10/2026 18:07

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues një 18-vjeçar me inicialet M.S., dyshohet se është futur në një parakalim të gabuar.
Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i një automjeti Volkswagen ka devijuar, duke përfunduar i përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend pasagjeri i automjetit, shtetasi egjiptian me inicialet E.A., 23 vjeç, i cili, sipas informacionit paraprak, punonte si mekanik në kompaninë e 18-vjeçarit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Të dhënat paraprake mbeten në pritje të konfirmimit zyrtar nga autoritetet.




