Adrian Hila në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Date:

Share post:

Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime.

Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës.

Sipas tij, kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.

Në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Seanca e marrjes në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon akoma nga grupi i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

Videot intime të kompozitorit me artiste të njohura u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e së martës në ëhatsapp dhe platforma të tjera. Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. Disa nga materialet filmike intime, janë hedhur në faqe online pornografike. Të paktën njëra prej tyre është hedhur në këto faqe, 1 vit më parë. Por personi që i bëri publike në rrjetet sociale mbrëmjen e së martës këtë 29 shtator, të paktën siç ai vetë e mori autorësinë, është gazetari i showbizzit, Elton Tozaj. Publikimi ishte i rëndë, pa ruajtur anonimitetin, të paktën e grave të përfshira apo mbulimin e pjesëve intime, mëson se policia ka thërritur për të marrë në pyetje edhe gazetarin Tozaj, por kjo do të ndodhë pasi dëshmisë së kompozitorit Adrian Hila.

Në lidhje me publikimin e videove, Hila ka deklaruar se për ngjarjen është vënë në dijeni nga miq të tij.

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me...

Zjarre në fshatrat e Peqinit, dy helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatrat Galush dhe Gjevurtë, të Peqinit, duke djegur rreth 20...

Nuk ishte nëna e tij, as mësuesja, Gruaja që përloti maturantin në ditën e diplomimit

Një përqafim pas ceremonisë së diplomimit është bërë viral për një arsye të veçantë: pas lotëve të një...

Kanceri i gjirit, thirrje për kontrolle në kohë: “Një hap i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh”

Me nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vëmendja rikthehet te një prej faktorëve që...