Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Date:

Share post:

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës. 

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Taulant Hoti i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Berat–Dimal, humb jetën 63-vjeçari

Një automjet përplasi një biçiklist në fshatin Moravë, ndërsa nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një këmbësore 63-vjeçare....

Po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i...

Ylli anglez Harry Kane emocionon me dedikimin: “Ky Top i Artë është edhe i yti, të dua!”

Një moment i mbushur me emocione, dashuri dhe mirënjohje. Harry Kane, në fjalimin e tij pas fitimit të...

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me...