Po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Date:

Share post:

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Taulant Hoti. Mësohet se Hoti punonte si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe në momentin e sulmit po pinte kafen e mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, një person i paidentifikuar, i cili mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, është afruar papritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga pas shpine, duke e lënë të plagosur. Autori i dyshuar nuk është identifikuar ende, ndërsa mbeten të paqarta motivet që e kanë shtyrë të qëllojë ndaj këngëtarit.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja dyshohet se e ka zanafillën në një konflikt të ndodhur dy ditë më parë. Hoti raportohet se atë mbrëmje kishte qenë duke kënduar në lokalin ku ndodhi plagosja, ndërsa sot një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Berat–Dimal, humb jetën 63-vjeçari

Një automjet përplasi një biçiklist në fshatin Moravë, ndërsa nga aksidenti mbeti e plagosur edhe një këmbësore 63-vjeçare....

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës.  Sipas informacioneve paraprake, i...

Ylli anglez Harry Kane emocionon me dedikimin: “Ky Top i Artë është edhe i yti, të dua!”

Një moment i mbushur me emocione, dashuri dhe mirënjohje. Harry Kane, në fjalimin e tij pas fitimit të...

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me...