Lirohen gazetari dhe durrsakja e AMP-së 

Date:

Share post:

Janë shfaqur të penduar para gjykatës së Tiranës e cila ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Ervis Hasanagën dhe ish-punonjësen e AMP-së, Regina Omeri, të cilët akuzohen për falsifikim kompjuterik.

Ata u arrestuan pasi në bashkëpunim me zyrtarin tjetër të AMP-së, Kushtrim Selimi, i cili është ende në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për të dëmtuar imazhin e drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i tyre u vleftësua i ligjshëm nga ana e gjykatës, ndërsa mbrojtja paralajmëroi ankim të vendimit në Apel. Gjatë seancës, dy të arrestuarit mësohet se kanë shfaqur pendesë dhe kanë kërkuar falje për dëmin e shkaktuar, por asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar se lajmet e publikuara në portal kanë qenë ose jo të vërteta. 

Në vazhdim të hetimeve pritet të bëhet kualifikimi i saktë i veprës penale për secilin nga personat e akuzuar, ndërsa arrestimi nga policia i gazetarit të portalit ku publikoheshin lajmet që janë goditur si të pavërteta dhe denigruese është konsideruar i nxituar nga shumë gazetarë në vend.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset rëndë një person 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në zonën pranë Casa Italia-s, në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse. Lajmi është dhënë nga...

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...