Unioni i Gazetarëve dënon gjuhën agresive të opozitës ndaj gazetarëve

Date:

Share post:

Në një klimë tensioni politik në rritje, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar me tone të ashpra ndaj qëndrimeve agresive të opozitës ndaj përfaqësuesve të medias gjatë protestës së fundit në Tiranë.
UGSh ka reaguar me një deklaratë publike, duke dënuar përdorimin e gjuhës agresive dhe stigmatizuese ndaj gazetarëve nga drejtues dhe përfaqësues të partisë kryesore të opozitës gjatë protestës së zhvilluar sot në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Sipas Unionit, reporterët dhe operatorët e mediave, të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet e protestës, janë përballur me reagime fyese dhe etiketime të papranueshme nga ana e organizatorëve dhe mbështetësve të opozitës, vetëm për faktin se kanë bërë pyetje apo kanë kërkuar sqarime në kuadër të detyrës së tyre profesionale.

“Gazetarët nuk janë pjesë e betejave politike dhe nuk kanë angazhim partiak. Roli i tyre është të pasqyrojnë realitetin dhe të informojnë publikun. Çdo përpjekje për të politizuar pyetjet e tyre përbën cenim të lirisë së shprehjes dhe një kërcënim për gazetarinë e lirë”, – thuhet në reagimin e UGSH.

Unioni vlerëson se kjo lloj sjelljeje e rikthen vendin në mendësitë e hershme të mungesës së kulturës demokratike, ku liria e shtypit vihet nën presion nga aktorë politikë që nuk respektojnë pluralizmin dhe rolin e pavarur të medias.

UGSH i bën thirrje opozitës dhe përfaqësuesve të saj të reflektojnë dhe të distancohen publikisht nga qëndrimet fyese dhe denigruese ndaj gazetarëve, duke kërkuar një marrëdhënie respektuese me median si një pushtet i pavarur dhe i domosdoshëm në çdo shoqëri demokratike.

“Betejat politike të opozitës nuk mund dhe nuk duhet të përfshijnë gazetarët. Shtimi i medias në listën e ‘armiqve politikë’ është i papranueshëm”, përfundon deklarata.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh solidaritetin me kolegët e prekur nga incidentet dhe kërkon që ky rast të shërbejë si një moment reflektimi për të gjitha forcat politike në raportin e tyre me median.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...