Turizmi i naftës josh me çmimin e lirë jahtet luksoze, Ja çmimi për litër…

Date:

Share post:

Turizmi i naftës sjell sërish në Durrës “Perlën e zezë”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të bukura në botë. Superjahti mbërriti të hënën në portin detar të Durrësit për të përfituar nga lehtësitë që ofron vendi ynë për furnizimin me karburant dhe hyrjen në kufi për shtetasit e huaj. “Perla e zezë” qëndroi deri në mbrëmje në portin më të madh të vendit dhe pasi u furnizua me naftë në çmimin e bursës, 1 euro për litër, vijoi lundrimin e saj drejt ujërave dalmate.

I ndërtuar në vitin 2018, superjahti me vela dhe 106.7 metra i gjatë ka qenë në pronësi të miliarderit rus Oleg Burlakov, i cili vdiq nga kovidi në qershor të vitit 2021. Pas vdekjes, bashkëshortja e tij e shiti jahtin i cili aktualisht zotërohet nga një kompani jahtesh turistike qipriote e cila i jep me qira ato.

Shqipëria ka hequr taksat për jahtet dhe anijet e huaja turistike që lundrojnë në Mesdhe, duke e kthyer vendin tonë në një mundësi të artë për të ulur kostot e lundrimeve të qejfit për të huajtë, si një mënyrë tërheqjeje për të njohur vendin tonë dhe bërë atë pjesë të ndalesave të tyre.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...