Provimet e vjeshtës, Publikohen datat e Maturës Shtetërore 2024

Date:

Share post:

Nisin më 16 gusht dhe mbyllen më 4 shtator, mbi 3 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës në këtë periudhë. Datat e provimeve të Maturës Shtetërore për sesionin e vjeshtës janë miratuar tashmë dhe maturantët ngelës, apo ata që për arsye të ndryshme nuk iu nënshtruan provimeve në përfundim të shkollës, duhet të bëhen gati për këto provime. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, provimet e maturës do të nisin më datën 16 gusht, me provimin e gjuhës së huaj, më pas më 22 gusht do jetë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërkohë që matematika do zhvillohet më 28 gusht.

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore për sesionin e vjeshtës është lënda me zgjedhje do jetë më 4 shtator.

Ndërkohë që edhe provimet e maturës të shkollave profesionale do kenë të njëjtat data më gjimnazet e përgjithshme, vetëm se më 4 Shtator ata zhvillojnë provimin e teorisë profesionale të integruar. 

Në provimet e maturës kanë të drejtën të hyjnë ata maturantë që nuk kanë kaluar me sukses klasën e 12-të, pasi mund të kenë ndonjë lëndë që kanë ngelur dhe mesatarisht vlerësohen në këtë kategori 1500 maturantë në mbarë vendin. Por në provimet e vjeshtës do të futen edhe të gjithë ata maturantë që kanë hyrë në provimet e maturës shtetërore në sesionin e parë dhe mund të jenë vlerësuar me notën 4 në ndonjë nga provimet.

Sipas rezultateve të maturës shtetërore, numri më i madh i mbetësve ishte në matematikë, me rreth 700 maturantë dhe 630 në provimin e lëndës me zgjedhje.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...