Shqipëria doli e katërta gjatë paradës së flamujve në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike Paris 2024. Vendi ynë do të përfaqësohet nga 8 sportistë, teksa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja Kaltra Meça dhe mundësi çeçen që mban titullin kampion bote, Zelmikhan Abakarov.

Sot, më 27 korrik e para që do të garojë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike është Manjola Konini. Një ditë më vonë është radha e notares Kaltra Meça, ndërsa më 30 korrik do të garojë dhe Grisi Koxhaku në të njëjtën disiplinë.
Atleti Franko Burraj do të zbresë në pistë në datën 3 gusht dhe një ditë më vonë sytë e të gjithëve do të jenë mbi Luiza Gegën.
Në fund, do të jetë ekipi ynë i mundjes. Abakarov e fillon në datën 8 gusht për t’i lënë vendin një ditë më pas Valiev dhe për ta mbyllur me Dudaev në datën 10 gusht.
@zërionline


