Ide biznesi: Si Goldman ndryshoi përgjithmonë përvojën e të bërit pazar

Date:

Share post:

Më 4 qershor 1937, karrocat e para të blerjeve në botë u prezantuan në dyqanet ushqimore Humpty Dumpty në Oklahoma City, në SHBA.

Sylvan Goldman, tregtari nga Oklahoma që shpiku karrocën e blerjeve në vitin 1937, kishte një problem që e pengonte të rriste shitjet në dyqan. Gratë që frekuentonin dyqanet e Goldman (në vitet ’30 kryesisht ishin gra) ndalonin së bleri kur shportat e tyre të dorës mbusheshin plot. 

Mund ta imagjinoni Goldman-in të ulur në zyrën e tij pas një jave të gjatë, duke reflektuar mbi problemin dhe duke menduar:

“Si mund ta rris biznesin tim duke e bërë më të lehtë për këto gra të bëjnë pazar?”.

Me një shportë më të madhe, klientet e tij mund të blinin më shumë gjëra. Meqenëse shporta do të ishte shumë e rëndë për t’u ngritur, Goldman e vendosi atë mbi rrota, duke përdorur një karrige të palosshme për kornizë. “Prototipi” i tij ishte paksa i ngathët, por Goldman mendoi se ishte mjaft i mirë për t’u testuar në treg.

Si shumica e sipërmarrësve, Goldman zbuloi se tregu i tij i synuar ishte jashtëzakonisht rezistent ndaj ndryshimeve. Ai studioi protestat e klientëve të tij: gratë thoshin se karroca u kujtonte atyre karrocën e fëmijëve, dhe burrat e kundërshtonin sepse shtytja e një karroce nuk dukej “mjaft mashkullore”.

I bindur se kishte një ide të mirë në duar, Goldman punësoi burra dhe gra për të bërë pazar duke shtyrë karrocat. Ai gjithashtu vendoste një ndihmës për të ofruar karrocat klientëve në hyrje të dyqanit. Funksionoi. Karrocat u përhapën, Goldman patentoi shpikjen e tij dhe fitoi mjaftueshëm sa të bëhej një nga filantropët multimilionerë të Oklahomas.

Goldman gjithashtu kërkoi të rrisë biznesin e tij duke ofruar një shërbim më të mirë për klientët e tij. Dhe, si çdo sipërmarrës i suksesshëm, ai kishte një strategji të fortë për dalje, duke licencuar patentën e karrocës së blerjeve një kompanie që përmirësoi produktin deri te karrocat që përdorim sot.

*Foto: Goldman me një nga karrocat e tij në vitin 1960.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...