Kërcënojnë taksistin me thikë dhe i vjedhin paratë, por arrestohen nga policia.

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, ku një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare kërcënuan me thikë një drejtues taksie dhe i vodhën një shumë parash. Policia ndërhyri shpejt dhe arrestoi të dyshuarit, duke shmangur më shumë pasiguri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së dielës në lagjen Nr. 13, pranë rrethrrotullimit “ILIRIA” në plazh. Të dyshuarit, identifikuar si Agron Braha nga Durrësi dhe Viola Bodlli nga Kavaja, hipën në taksinë e drejtuar nga shtetasi I. K. Me të hipur në taksi, A. Braha kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa 29-vjeçarja Bodlli i mori një shumë parash nga makina. Paratë ishin e gjithë xhiro ditore e taksistit.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve të dyshuar. Materialet për ngjarjen janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për procedurat e mëtejshme ligjore.

@

spot_img

Artikuj të lidhur

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...