Nga Kina për prostitucion në Durrës, “Storm 3” zbulon ambientin e përshtatur për prostitucion

Date:

Share post:

Një operacion policor i koduar “Storm 3”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka çuar në zbulimin e një ambienti të përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, pas një hetimi dyjavor të zhvilluar me metoda proaktive.

Gjatë operacionit u zbulua një banesë në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, e marrë me qira nga dy shtetase kineze, R. W., 54 vjeçe, dhe X. X., 41 vjeçe, ku ato ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit. Të dyja këto shtetase janë proceduar penalisht për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi dhe Kruja, të cilët u konstatuan në banesën në fjalë gjatë ndërhyrjes së Policisë.

Nga veprimet hetimore rezulton se aktiviteti i prostitucionit ishte pjesë e një skeme më të gjerë kriminale, ku një grup i strukturuar kriminal, me pjesëmarrje të shtetasve kinezë, rekrutonte gra në Kinë dhe i sillte në Shqipëri me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Ky grup kriminal siguronte apartamente me qira për të zhvilluar aktivitetin, ndërsa rekrutimi i klientëve bëhej përmes platformave online, duke u dërguar më pas vendndodhjen.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi:

  • 2 pasaporta të shtetaseve kineze
  • 86 400 lekë dhe 440 euro
  • 3 aparate celular
  • disa karta banke dhe karta telefoni

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht në bashkëpunim me organin e akuzës për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...