Atentat në Fier/ Plagoset një grua, babë e bir, në kërkim

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në Fier, ku është plagosur një grua.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, e plagosur është shtetasja Suzana Mërrnica, ndërsa autorët e dyshuar janë identifikuar si Afrim Cimili, 66 vjeç dhe Ali Cimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas, babë e bir. Të dy janë shpallur në kërkim. Mes palëve paraprakisht mësohet se ka pasur një konflikt njëvjeçar që ka agravuar në krim.
Për kapjen e të dyshuarve, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Fierit, si dhe në akset kryesore “Fier-Vlorë” dhe “Fier-Lushnjë”. Shërbimet e Policisë po krehin zonën përreth vendngjarjes për të lokalizuar dhe neutralizuar autorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, nën drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për mbledhjen e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga dy armë zjarri.
Sipas burimeve policore, e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, personit që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” në një ngjarje të bujshme të ndodhur më parë. Kjo lidhje familjare dhe pse duket pa lidhje me atentatin mund të jetë një element për të kuptuar më mirë motivet e ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...