Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është rritur në përgjegjësi.
Mataj, i cili prej vitesh ka punuar në strukturat e shërbimeve komunale të qytetit, është caktuar së fundmi si Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.
Emërimi i tij vjen pak kohë pas arrestimit të bashkëshortes, e cila po përballet me akuzat për përvetësimin në bashkëpunim të mbi 700 mijë eurove në kuadër të skandalit të abuzimeve me fondet në Postën e Durrësit.
Sipas hetimeve të bëra publike, Elisabeta Mataj dyshohet se ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga institucioni që drejtonte në bashkëpunim me shefen e financave të filialit dhe arkëtaren.
Ndërkohë, Fetah Mataj ka marrë një përgjegjësi të re në ndërmarrjen bashkiake, duke u ngarkuar me drejtimin e sektorit që merret me evadimin e mbetjeve urbane në Durrës, ndërsa KLSH ka konstatuar shkelje në këtë sektor.
©ZëriOnline


