12-vjeçari humbi jetën në Tiranë, dyshohet për arrest kardiak

Date:

Share post:

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel, pasi është dërguar pa shenja jete në një spital privat në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i mituri ka pësuar arrest kardiak. Po ashtu, gjatë verifikimeve është ngritur dyshimi se mund të ketë konsumuar alkool, por kjo rrethanë mbetet për t’u konfirmuar.

Ngjarja është referuar për verifikim, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjekoligjore.

Për shkak të moshës së të miturit dhe rrethanave ende të paqarta, autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar se çfarë ka ndodhur para se 12-vjeçari të dërgohej në spital.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...

Ish-kreu i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh, dyshohet se mori rreth 2 mijë dokumente sekrete

Ish-presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, është arrestuar këtë të martë nën dyshimin...

Protestë kundër projektit TID në Durrës, banorët hedhin vezë drejt Bashkisë

Banorët që preken nga projekti TID ne Durrës kanë protestuar sërish sot para Bashkisë së Durrësit, ne prag...