Ndërprerje e furnizimit me ujë në Durrës, Shijak dhe zonat përreth

Date:

Share post:

Furnizimi me ujë mund të ketë probleme nesër në të gjithë zonën e shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, për shkak të një ndërhyrjeje të planifikuar në rrjetin elektrik.

Sipas njoftimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, kufizimet e mundshme do të prekin qytetin e Durrësit, zonat rurale dhe turistike, Maminasin dhe Shijakun.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar se të mërkurën, më 14 tetor, nga ora 09:00 deri në 14:00, do të ndërpritet energjia elektrike në linjën 110 kV Laç 1-Fushë Kuqe.

Nga kjo linjë furnizohen me energji stacionet e pompimit në Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë Krujë, të cilat sigurojnë furnizimin me ujë për zonat e mësipërme.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës u kërkon qytetarëve mirëkuptim për këtë situatë të përkohshme, e cila mund të sjellë probleme në furnizimin me ujë gjatë orëve të ndërhyrjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK njofton, godet grupin e strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, arrestohen shtatë persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për...

95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është inauguruar në Menkulas të Devollit muzeu kushtuar...

E sulmojnë sapo përgatiti kafen, ish-shefi i zjarrfikëses dhunohet me levë në Ballsh

Ish-shefi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është dhunuar me levë nga persona të maskuar mëngjesin e...

Lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë në Kurbin

Një tjetër vrasje e dyshuar si hakmarrje është parandaluar në qarkun e Lezhës. Policia ka arrestuar në Fushë-Milot...