Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së djeshme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u shkrumbua plotësisht.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të godinës.
Pas shuarjes së zjarrit, në ambientet e prekura mbetën dëmtime të dukshme, mes tyre dritare të thyera, tavolina të djegura dhe dosje të shpërndara.
Edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi për zjarrin, ku flakët prekën Gjykatën e Lartë, ndërsa sipas informacioneve të raportuara u dëmtua edhe hyrja e Bankës së Shqipërisë.
“Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, theksoi Gogu.
Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë një dallim të qartë mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve.
©ZëriOnline


