SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Date:

Share post:

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në emër të institucioneve bankare me qëllimin e vetëm për tu marrë atyre të dhënat dhe eventualisht paratw nê llogari. 

Sipas Policisë, mesazhet vijnë nga numra të ndryshëm telefoni dhe krijojnë përshtypjen se janë dërguar nga banka. Në to, qytetarëve u kërkohet të verifikojnë identitetin brenda një afati të shkurtër, zakonisht 24 ose 31 orë.

SMS-të përmbajnë edhe lidhje elektronike që nuk u përkasin faqeve zyrtare të bankave, por i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të falsifikuara

“Kjo formë mashtrimi kibernetik, e njohur si ‘Smishing’, synon të shfrytëzojë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve bankare dhe ndjesinë e urgjencës që krijohet nga afatet e vendosura në mesazhe”, njofton Policia.

Përmes këtyre faqeve, autorët synojnë të marrin numrat e kartave bankare, fjalëkalimet e shërbimeve bankare online dhe kodet e verifikimit. Sipas Policisë, këto të dhëna mund të përdoren më pas për të hyrë në llogaritë bankare dhe për të kryer transaksione pa autorizimin e qytetarëve.

Çfarë duhet të bëni nëse merrni një SMS të tillë?

Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhjet që përmbajnë mesazhet e dyshimta, edhe nëse në to shfaqet emri i një banke të njohur.

Gjithashtu, këshillon që të mos jepen në asnjë rast të dhënat e kartave, fjalëkalimet, kodet PIN apo kodet e verifikimit në faqet që hapen përmes këtyre mesazheve.

Qytetarëve u kërkohet të mos ndikohen nga afatet kohore që vendosen në SMS apo nga paralajmërimet për kufizimin e shërbimeve bankare, por të kontaktojnë drejtpërdrejt bankën përmes kanaleve zyrtare.

Në rast se dikush i ka vendosur tashmë të dhënat bankare në një lidhje të dyshimtë, Policia këshillon të kontaktojë menjëherë bankën për të kërkuar bllokimin e kartës ose të aksesit në llogari dhe të denoncojë rastin.

Policia sqaron se fakti që në një SMS shfaqet emri i një banke nuk do të thotë se mesazhi është dërguar prej saj.

Strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik po vijojnë punën për identifikimin e autorëve dhe hetimin e rasteve të evidentuara.

Qytetarëve që kanë marrë mesazhe të tilla ose kanë rënë viktimë e mashtrimit u kërkohet t’i raportojnë rastet në Polici, duke ruajtur SMS-të, numrat e telefonit dhe lidhjet elektronike që përmbajnë.

“Mbrojtja e të dhënave bankare fillon nga kujdesi i secilit prej nesh. Mos klikoni në lidhje të dyshimta dhe mos ndani të dhënat tuaja financiare!”, përfundon apeli i Policisë së Shtetit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...