Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 milion euro, çon në gjyq administratorin e ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., për pastrim parash

Date:

Share post:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin italian Giovanni Telesca, të  akuzuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’ të parashikuar nga nenet 143/3, 180/3 dhe 287 të Kodit Penal dhe sekuestron 10 milionë euro pasuri.

Pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, në kuadër të procedimit penal nr.1718, viti 2026. u morën të pandehur dhe u përfunduan hetimet për shtetasin Italian Giovanni Battista Telesca dhe personi juridik “Euro Beton 2005”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas përmes “Euro Beton 2005” sh.p.k., ka përfituar lëndë të parë nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke premtuar pagesa ose apartamente, e më pas duke mohuar furnizimet dhe detyrimet. Lëndët e para janë përdorur për prodhimin dhe shitjen e betonit. Dyshohet se furnizimet e pafiskalizuara dhe shitja e betonit kanë shërbyer për fshehjen e të ardhurave dhe ligjërimin e përfitimeve të paligjshme.

Hetimet disa mujore vërtetuan skemën e mashtrimit dhe u vendos sekuestro preventive, ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit “EURO BETON 2005”, të cilat kapin vlerën rreth 10.000.000 Euro.

Në funksion të veprimeve të kryera, u bë e mundur që të sekuestrohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe aktiviteti tregtare, të cilat ju kaluan në administrim Agjencisë së Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara si me poshtë:

Sekuestrohen 8 pasuri të paluajtshme

Tokë arë, me sipërfaqe 560 m²;

Pallat, me sipërfaqe 2780 m², si dhe 914 m² ndërtim;

Tokë arë me sipërfaqe 1580 m²;

Tokë arë me sipërfaqe 310 m²;

Njësi, me sipërfaqe 71.5 m²;

Tokë arë me sipërfaqe 63 m², në bashkëpronësi të shoqërisë “EURO BETON 2005” sh.p.k.

Njësi, me sipërfaqe 61.6 m², vol. 30, fq. 52, ZK 8160;

Njësi, me sipërfaqe 138.84 m², vol. 19, fq. 235, ZK 8180.

Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme në pronësi të subjektit nën hetim, ne total 25 automjete të tipit betonierë, pombë betoni, transport e pompa betoni.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Kocul

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit...

Shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia ka arrestuar në Vaun e Dejës Kol Ndojin, 71 vjeç, të cilin autoritetet italiane e kishin shpallur...

Siguria në shkolla/Goditet grupi që shpërndante drogë, arrestohen 4 persona

Një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë institucioneve arsimore në Fier është goditur nga policia, pas disa muajsh...

Nju Jork/ Tronditet Wall Street, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të...