Aksident i rëndë në Spitallë, 33-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 22:00, në zonën e 3 Çezmave, në Spitallë të Durrësit.

Një 33-vjeçar, që udhëtonte me një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të mbetej i bllokuar brenda kabinës së dëmtuar. Për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia po heton për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rexhep Rexhepi, shqiptari nga Kosova, fiton çmimin më të madh në botën e orëve luksoze në Zvicër

Një sukses i veçantë për orëndreqësin me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi, i cili ka fituar çmimin më...

Grabiti bankën në Komunën e Parisit, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar R. Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen...

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin...

Athinë/Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë...