{"id":10877,"date":"2025-08-28T07:41:05","date_gmt":"2025-08-28T07:41:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zeri-online.com\/?p=10877"},"modified":"2025-08-28T10:25:42","modified_gmt":"2025-08-28T10:25:42","slug":"gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/","title":{"rendered":"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teseo La Marka<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me gropa q\u00eb duken si kratere nga granatat. Asfalt ose \u00ebsht\u00eb i pabarabart\u00eb, ose nuk ka fare. Gur\u00eb dhe deg\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasen k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm mbi karroceri. Tundimi p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer mbrapsht \u00ebsht\u00eb i madh. Dhe pastaj papritur: asfalt superthith\u00ebs i gjenerat\u00ebs m\u00eb t\u00eb re, i shtruar dhe i sh\u00ebnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte. Marr frym\u00eb thell\u00eb dhe shtyp pedalin e gazit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"642\" height=\"317\" src=\"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/1000007178.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10880\" srcset=\"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/1000007178.jpg 642w, https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/1000007178-300x148.jpg 300w, https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/1000007178-150x74.jpg 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 642px) 100vw, 642px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr nuk ka arritur deri k\u00ebtu, kemi gjith\u00eb autostrad\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr vete. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb dhurat\u00eb nga qielli? Apo thjesht vep\u00ebr e ndonj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi t\u00eb korruptuar q\u00eb ka zhdukur ndonj\u00eb fond? Pas disa minutash vjen p\u00ebrgjigjja: autostrada p\u00ebrfundon papritur dhe pa asnj\u00eb paralajm\u00ebrim n\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb paasfaltuar, i nd\u00ebrprer\u00eb nga dhjet\u00ebra kanione t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb i ka krijuar shiu i fundit i rr\u00ebmbyesh\u00ebm. Arrijm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb frenim emergjent fiks n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gropa n\u00eb rrug\u00eb dhe nj\u00eb rrug\u00eb shtet\u00ebrore e regjistruar gabimisht n\u00eb Google Maps: k\u00ebto gj\u00ebra duhet t\u00eb marr\u00ebsh n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00ebse nisesh p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim rrugor n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjithat\u00eb, ia vlen t\u00eb eksplorosh k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl ballkanik me makin\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as sa madh\u00ebsia e Brandenburgut. Nj\u00eb vend xhuxh, por q\u00eb ofron gjith\u00e7ka: nga plazhet me r\u00ebr\u00eb n\u00eb Adriatik deri te malet e larta alpine, nga kisha ortodokse te xhamit\u00eb osmane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb makin\u00eb me qira mund ta marr\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri leht\u00eb dhe relativisht lir\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb hotele dhe lokale flasin gjermanisht, italisht apo anglisht. Kush \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me trafikun kaotik t\u00eb qyteteve si Tirana apo Durr\u00ebsi dhe me rrug\u00ebt me gropa n\u00eb zonat rurale, do t\u00eb shp\u00ebrblehet me zem\u00ebrgjer\u00ebsi: me fshatra piktoreske, brigje t\u00eb thepisura marramend\u00ebse dhe pamje mahnit\u00ebse t\u00eb Rivier\u00ebs Shqiptare. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, ka pafund\u00ebsisht mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjeruar horizontin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi 1: Mos u mb\u00ebshtet te Google Maps<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rrug\u00ebt e k\u00ebqija t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk vijn\u00eb krejt nga hi\u00e7i. Vendi ka nj\u00eb histori t\u00eb trazuar dhe pjes\u00ebrisht tragjike n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt. Kur diktatura staliniste e Enver Hoxh\u00ebs u shemb n\u00eb vitin 1990, vendi mesdhetar u zhyt n\u00eb nj\u00eb kaos pothuajse si i nj\u00eb lufte civile, nga i cili u rim\u00ebk\u00ebmb ngadal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, ku p\u00ebrparimi i vrullsh\u00ebm p\u00ebrplaset pa kompromis me kushte paraindustriale. K\u00ebshtu ndodh q\u00eb rrug\u00eb t\u00eb asfaltuara mir\u00eb ende nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb Google Maps, nd\u00ebrsa, nga ana tjet\u00ebr, shtigje mushkash ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar si autostrada. Megjithat\u00eb, turizmi \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm vitet e fundit. Edhe pse marketingu profesional i destinacioneve \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, vendi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar \u2013 fal\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrhapet goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb \u2013 n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb pushimi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aq sekret. P\u00ebrve\u00e7 peizazhit, udh\u00ebtar\u00ebt entuziazmohen nga \u00e7mimet e lira dhe mikpritja thuajse pa kufij e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu ia b\u00ebra t\u00ebrheq\u00ebs destinacionin e udh\u00ebtimit edhe gruas sime. Me traget p\u00ebr ne rruga fillon nga Italia, p\u00ebrtej Adriatikut, drejt Durr\u00ebsit; atje marrim me qira nj\u00eb makin\u00eb dhe duam t\u00eb eksplorojm\u00eb jugun e vendit. Destinacioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb Berati, nj\u00eb qytet me arkitektur\u00eb osmane, pastaj rruga na \u00e7on p\u00ebrgjat\u00eb Vjos\u00ebs (lumi i fundit i madh i eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb) deri te burimet termale n\u00eb P\u00ebrmet. Prej andej mbeten vet\u00ebm disa qafa malore p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur te bregu i thepisur i Rivier\u00ebs Shqiptare me plazhet e saj t\u00eb gjata.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshtetesh vet\u00ebm te hartat digjitale, por her\u00eb pas here edhe te k\u00ebshilla e vendasve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi 2: Makina e shtrenjt\u00eb \u2013 tem\u00eb e ndjeshme<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjeti yn\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Citro\u00ebn C1 i vog\u00ebl, i kuq. Me t\u00eb bie paksa n\u00eb sy n\u00eb qytetet shqiptare \u2013 si nj\u00eb i varf\u00ebr. N\u00eb rrug\u00ebn drejt Beratit t\u00eb dalin p\u00ebrpara thuajse vet\u00ebm SUV luksoz\u00eb t\u00eb l\u00ebmuar. Markat gjermane si Mercedes, BMW dhe Audi jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb p\u00eblqyera. Nd\u00ebrsa n\u00eb fshat has ende shum\u00eb \u201ckazan\u00eb\u201d t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Makina e bos\u00ebve krijojn\u00eb nj\u00eb kontrast t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm me fasadat e rr\u00ebnuara t\u00eb sht\u00ebpive q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr peizazh. Shqip\u00ebria, me nj\u00eb prodhim t\u00eb brendsh\u00ebm bruto p\u00ebr frym\u00eb rreth 10.000 dollar\u00eb amerikan\u00eb, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Evrop\u00ebs; 4,5 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e kequshqyer, nd\u00ebrsa shum\u00eb sht\u00ebpi mbeten skelete t\u00eb pap\u00ebrfunduara p\u00ebr munges\u00eb parash. Nga vjen, pra, kjo \u201cbegati makinash\u201d?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kush mund ta dij\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa ata q\u00eb xhirojn\u00eb me k\u00ebto makina luksoze rreth e rrotull? Nga nj\u00eb BMW X5 i bardh\u00eb para nesh zbresin tre t\u00eb rinj me shpatulla t\u00eb gjera dhe nofulla t\u00eb forta. Shoferi nuk e merr me humor pyetjen time disi t\u00eb turpshme:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShiko rrug\u00ebt. Duhet t\u00eb kesh makina t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb forta.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb argument bind\u00ebs. Dhe duke par\u00eb shtatin e tyre e shikimet e ashpra, pyetje t\u00eb tjera nuk kishin m\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi 3: Mos ofro autostop nat\u00ebn<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb mbr\u00ebmje, jemi af\u00ebr Beratit dhe e kuptojm\u00eb se ka njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt rrug\u00ebt e k\u00ebqija ndoshta jan\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. Sa m\u00eb shum\u00eb err\u00ebsohet, aq m\u00eb shum\u00eb shfaqen ata n\u00eb drit\u00ebn e fener\u00ebve. T\u00eb p\u00ebrkulur e t\u00eb vetmuar ecin p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs \u2013 ndonj\u00ebher\u00eb gra, por m\u00eb s\u00eb shumti burra t\u00eb moshuar, t\u00eb thar\u00eb nga jeta. Nga vijn\u00eb dhe ku shkojn\u00eb, nuk di ta shpjegoj\u00eb as plaku pran\u00eb t\u00eb cilit m\u00eb n\u00eb fund ndalojm\u00eb, p\u00ebr t\u2019i ofruar nj\u00eb vend n\u00eb makin\u00eb. Dikur edhe un\u00eb kam udh\u00ebtuar me autostop dhe e di se sa mir\u00eb b\u00ebn kur t\u00eb marrin disa kilometra rrug\u00eb me vete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na duhet pak koh\u00eb derisa n\u00eb hart\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ting\u00ebllon si fjala q\u00eb plaku, me xhaket\u00ebn e grisur, p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht. Nj\u00eb gisht i ngritur, nj\u00eb buz\u00ebqeshje \u2013 k\u00ebshtu funksionon komunikimi n\u00eb raste t\u00eb tilla. Q\u00eb plaku nuk flet shum\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb keq, sepse ka nj\u00eb er\u00eb t\u00eb tmerrshme alkoli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vendmb\u00ebrritje, plaku fal\u00ebnderon. S\u00ebrish nj\u00eb re fryme q\u00eb p\u00ebrzien birr\u00ebn me ver\u00ebn. Pastaj ai t\u00ebrheq e shtyn fort dorez\u00ebn e der\u00ebs, p\u00ebrpiqet kot ta hap\u00eb. Vet\u00ebm kur di\u00e7ka k\u00ebrcet, m\u00eb kujtohet se duhet t\u00eb jet\u00eb aktivizuar mbrojtja e f\u00ebmij\u00ebve. Dal jasht\u00eb dhe i hap der\u00ebn plakut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai fal\u00ebnderon edhe nj\u00eb her\u00eb, pastaj largohet duke \u00e7aluar shpejt. N\u00eb tapetin e k\u00ebmb\u00ebve l\u00eb pas dorez\u00ebn e k\u00ebputur t\u00eb der\u00ebs. Lamtumir\u00eb, garanci e makin\u00ebs me qira.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi 4: Enver Hoxha? Njeri i mir\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tomori, mikprit\u00ebsi yn\u00eb n\u00eb Berat, e ka m\u00eb mir\u00eb. \u201cJan\u00eb ata krejt t\u00eb varfrit q\u00eb ende ecin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga nj\u00eb fshat n\u00eb tjetrin,\u201d na thot\u00eb ai, \u201cnjer\u00ebz t\u00eb moshuar si un\u00eb, me pension rreth 200 euro n\u00eb muaj.\u201d Fati i tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb hijshme n\u00eb qendr\u00ebn historike t\u00eb Beratit. Sot aty jep dhoma me qira p\u00ebr turist\u00eb. Me ato para ka bler\u00eb nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb dhe i ka financuar djalit studimet n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe un\u00eb do t\u00eb kisha dashur t\u00eb udh\u00ebtoja gjat\u00eb jet\u00ebs sime,\u201d thot\u00eb Tomori nga tarraca e tij me pamje nga qendra e Beratit. P\u00ebr shkak t\u00eb sht\u00ebpive karakteristike t\u00eb bardha me shum\u00eb dritare t\u00eb vendosura simetrikisht, Berati quhet edhe \u201cQyteti i nj\u00eb mij\u00eb dritareve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tomori do t\u00eb kishte dashur t\u00eb shihte Italin\u00eb, ose SHBA-t\u00eb, shton ai. Por p\u00ebr shkak t\u00eb kostove kjo ishte e pamundur. Dikur, n\u00ebn diktatur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, ishte radioja ajo q\u00eb ia ushqente kureshtjen p\u00ebr bot\u00ebn e madhe. N\u00eb fsheht\u00ebsi, n\u00eb dhom\u00ebn e tij, d\u00ebgjonte stacionet italiane; i donte shum\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Adriano Celentano-s dhe Caterina Caselli-t.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai flet rrjedhsh\u00ebm italisht. \u201cPor at\u00ebher\u00eb ruhesha q\u00eb askush t\u00eb mos e kuptonte,\u201d tregon Tomori. Po t\u00eb kishin marr\u00eb vesh njer\u00ebzit e gabuar q\u00eb ai d\u00ebgjonte radio italiane, do ta kishin arrestuar si spiun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, Enver Hoxh\u00ebn, diktatorin paranojak t\u00eb asaj kohe, ai prap\u00eb e quan njeri t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb socializ\u00ebm, t\u00eb pakt\u00ebn secili kishte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb siguruar; djali i tij nuk do t\u00eb ishte dashur t\u00eb largohej. As drog\u00eb e as kriminalitet nuk kishte at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, p\u00ebrkundrazi, k\u00ebto jan\u00eb. Prandaj p\u00ebr Tomorin edhe puna me makinat e bos\u00ebve \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: \u201cT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta djem t\u00eb rinj me fuoristrada t\u00eb shtrenjta \u2013 \u00e7\u2019mendoni ju, nga e kan\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb para? T\u00eb gjith\u00eb flen\u00eb me arm\u00ebn n\u00ebn jast\u00ebk.\u201d P\u00ebr t\u00eb, bi\u00e7ikleta mbetet m\u00eb e dashur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi 5: Edhe makinat e vjetra vlejn\u00eb si simbole statusi<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Berati udh\u00ebtimi vazhdon drejt maleve t\u00eb egra t\u00eb P\u00ebrmetit, ku k\u00ebmb\u00ebt e lodhura nga udh\u00ebtimi i gjat\u00eb \u00e7lodhen s\u00ebrish n\u00eb ujin termal t\u00eb burimeve t\u00eb B\u00ebnj\u00ebs, me temperatur\u00eb 25 deri n\u00eb 30 grad\u00eb. N\u00eb sfond q\u00ebndron ura prej guri me harqe e Ur\u00ebs s\u00eb Katiut nga shekulli XVIII, q\u00eb t\u00eb jep ndjesin\u00eb e nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpejt malet e ashpra z\u00ebvend\u00ebsohen nga kodrat bukolike. Rruga nga P\u00ebrmeti deri n\u00eb Adriatik kalon pran\u00eb tufave t\u00eb deleve dhe mureve t\u00eb vjetra prej guri. Interesante \u00ebsht\u00eb se, sa m\u00eb thell\u00eb futesh n\u00eb provinc\u00ebn shqiptare, aq m\u00eb pak shihen fuoristrada. Dhe megjithat\u00eb, k\u00ebtu do t\u00eb duhej t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb tyre, has njer\u00ebz mbi gomer\u00eb ose mbi traktor\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb kollotisin e tymosin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse pyet njer\u00ebzit e thjesht\u00eb k\u00ebtu, secili ka teorin\u00eb e vet p\u00ebr prejardhjen e makinave luksoze. Disa, si Tomori, e lidhin me tregtin\u00eb e drog\u00ebs; t\u00eb tjer\u00eb flasin p\u00ebr korrupsion. Dhe ai, thon\u00eb, e ka qendr\u00ebn larg, n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E vetmja gj\u00eb e padiskutueshme \u00ebsht\u00eb se makinat n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Edhe kush vozit nj\u00eb Mercedes-Benz t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb g\u00ebrvishtur, e mban at\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb shndritsh\u00ebm. Thuajse n\u00eb \u00e7do oborr, n\u00eb \u00e7do parking gjenden lavazhe t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb pronar i nj\u00eb lavazhi t\u00eb till\u00eb e shpjegon k\u00ebshtu dashurin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr makin\u00ebn: \u201cNj\u00eb vetur\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb pasuria m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ata punojn\u00eb jasht\u00eb, jetojn\u00eb her\u00eb k\u00ebtu, her\u00eb atje. Sht\u00ebpia mbetet dyt\u00ebsore, makina b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.\u201d Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend tipik emigracioni \u2013 d\u00ebrgesat e shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs drejt atdheut jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr ekonomin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb vend ku jeta e mir\u00eb ka varur prej dekadash nga sa i l\u00ebvizsh\u00ebm je, automobili merr pashmangsh\u00ebm nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsimi 6: Ki besim te mikpritja<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb udh\u00ebtimit ton\u00eb rrugor na ndodh megjithat\u00eb t\u00eb hasim n\u00eb nj\u00eb kontroll policie. \u00cbsht\u00eb pasdite von\u00eb dhe dritat tona nuk ishin ndezur. \u201cYour driving license\u201d, thot\u00eb polici nga dritarja e hapur, kur kupton q\u00eb un\u00eb nuk flas shqip. M\u00eb kap ankthi. Patent\u00ebn time italiane e kisha humbur pak para k\u00ebtij udh\u00ebtimi, ndaj kam vet\u00ebm nj\u00eb leje t\u00eb p\u00ebrkohshme drejtimi italiane, q\u00eb k\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb vlefshm\u00ebri. Polici m\u00eb shikon me v\u00ebmendje. \u201cTourist?\u201d Pyet. Un\u00eb tund kok\u00ebn. \u201cYou can go.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ja ku ishte s\u00ebrish ajo mikpritje legjendare shqiptare. Edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb na shp\u00ebtoi. P\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr peizazhin dhe p\u00ebr kuzhin\u00ebn e n\u00ebnvler\u00ebsuar shqiptare ia ka vlejtur pa dyshim ky udh\u00ebtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, policia nuk i kursen vet\u00ebm turist\u00ebt. Pavar\u00ebsisht kontrolleve t\u00eb shpeshta n\u00eb rrug\u00eb, nuk pam\u00eb asnj\u00eb fuoristrad\u00eb t\u00eb ndaluar; gjithmon\u00eb ishin makinat e vogla si e jona. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019ua marr\u00eb p\u00ebr keq. Un\u00eb, si turist i paditur, mund t\u00eb b\u00ebja pyetje naive e prap\u00eb pronar\u00ebt e fuoristradave t\u00eb m\u00eb linin rehat \u2013 k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon mikpritja shqiptare. Por p\u00ebr polic\u00ebt vendas nuk do t\u00eb ishte kaq e leht\u00eb t\u00eb dilnin pa pasoja.\/Die Welt<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teseo La Marka Kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me gropa q\u00eb duken si kratere nga granatat. Asfalt ose \u00ebsht\u00eb i pabarabart\u00eb, ose nuk ka fare. Gur\u00eb dhe deg\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasen k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm mbi karroceri. Tundimi p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer mbrapsht \u00ebsht\u00eb i madh. Dhe pastaj papritur: asfalt superthith\u00ebs i gjenerat\u00ebs m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10878,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-10877","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.3 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh - Zeri Online<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh - Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Teseo La Marka Kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me gropa q\u00eb duken si kratere nga granatat. Asfalt ose \u00ebsht\u00eb i pabarabart\u00eb, ose nuk ka fare. Gur\u00eb dhe deg\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasen k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm mbi karroceri. Tundimi p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer mbrapsht \u00ebsht\u00eb i madh. Dhe pastaj papritur: asfalt superthith\u00ebs i gjenerat\u00ebs m\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-08-28T07:41:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-08-28T10:25:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG-20250828-WA0000.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1522\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\"},\"headline\":\"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh\",\"datePublished\":\"2025-08-28T07:41:05+00:00\",\"dateModified\":\"2025-08-28T10:25:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/\"},\"wordCount\":2162,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/08\\\/IMG-20250828-WA0000.jpg\",\"articleSection\":[\"Aktualitet\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/\",\"name\":\"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh - Zeri Online\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/08\\\/IMG-20250828-WA0000.jpg\",\"datePublished\":\"2025-08-28T07:41:05+00:00\",\"dateModified\":\"2025-08-28T10:25:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/08\\\/IMG-20250828-WA0000.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/08\\\/IMG-20250828-WA0000.jpg\",\"width\":1522,\"height\":1600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2025\\\/08\\\/28\\\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"name\":\"Zeri Online\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\",\"name\":\"Zeri Online\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"width\":607,\"height\":252,\"caption\":\"Zeri Online\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\",\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"info@zeri-online.com\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/author\\\/infozeri-online-com\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh - Zeri Online","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh - Zeri Online","og_description":"Teseo La Marka Kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me gropa q\u00eb duken si kratere nga granatat. Asfalt ose \u00ebsht\u00eb i pabarabart\u00eb, ose nuk ka fare. Gur\u00eb dhe deg\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasen k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm mbi karroceri. Tundimi p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer mbrapsht \u00ebsht\u00eb i madh. Dhe pastaj papritur: asfalt superthith\u00ebs i gjenerat\u00ebs m\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/","og_site_name":"Zeri Online","article_published_time":"2025-08-28T07:41:05+00:00","article_modified_time":"2025-08-28T10:25:42+00:00","og_image":[{"width":1522,"height":1600,"url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG-20250828-WA0000.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"info@zeri-online.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"info@zeri-online.com","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/"},"author":{"name":"info@zeri-online.com","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce"},"headline":"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh","datePublished":"2025-08-28T07:41:05+00:00","dateModified":"2025-08-28T10:25:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/"},"wordCount":2162,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG-20250828-WA0000.jpg","articleSection":["Aktualitet"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/","name":"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh - Zeri Online","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG-20250828-WA0000.jpg","datePublished":"2025-08-28T07:41:05+00:00","dateModified":"2025-08-28T10:25:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#primaryimage","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG-20250828-WA0000.jpg","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG-20250828-WA0000.jpg","width":1522,"height":1600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2025\/08\/28\/gazetari-gjerman-6-mesime-nga-udhetimi-me-makine-ne-shqiperi-nje-shtet-xhuxh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/zeri-online.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gazetari gjerman: 6 m\u00ebsime nga udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet xhuxh"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","name":"Zeri Online","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/zeri-online.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization","name":"Zeri Online","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","width":607,"height":252,"caption":"Zeri Online"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce","name":"info@zeri-online.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","caption":"info@zeri-online.com"},"url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/author\/infozeri-online-com\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10877","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10877"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10877\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10891,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10877\/revisions\/10891"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10878"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10877"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10877"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10877"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}