{"id":18037,"date":"2026-05-30T06:06:27","date_gmt":"2026-05-30T06:06:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zeri-online.com\/?p=18037"},"modified":"2026-05-30T06:06:28","modified_gmt":"2026-05-30T06:06:28","slug":"paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/","title":{"rendered":"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Audituesit, kontabilist\u00ebt dhe ekspert\u00ebt fiskal\u00eb nj\u00ebz\u00ebri vler\u00ebsojn\u00eb se rideklarimi i pasqyrave financiare t\u00eb bizneseve me tatim 5% p\u00ebrb\u00ebn rrezik, pasi mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet si skem\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb korrupsionit dhe grupeve kriminale. Ata vler\u00ebsojn\u00eb me potencial risku t\u00eb lart\u00eb bizneset e sektor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe kriptovalutave. Masat q\u00eb rekomandojn\u00eb p\u00ebr Tatimet dhe Doganat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb organizat\u00eb kriminale dyshohet se ka grumbulluar nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash n\u00eb cash. Shuma e parave q\u00eb mbahet jasht\u00eb sistemit bankar nga persona t\u00eb tret\u00eb mund t\u00eb tentohet t\u00eb futet n\u00eb sistemin financiar, p\u00ebrmes rideklarimit t\u00eb pasqyrave financiare t\u00eb nj\u00eb biznesi, q\u00eb mund\u00ebson ligji \u201cP\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raste t\u00eb tilla, sipas audituesit ligjor Bujar Bendo mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb \u201cMarr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d p\u00ebr pastrim parash, n\u00ebse procesi i verifikimit t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb kapitalit \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt ose formal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto kushte, parat\u00eb e paligjshme mund t\u00eb paraqiten si kursime nga emigracioni apo t\u00eb ardhura t\u00eb padeklaruara nd\u00ebr vite nga biznesi, dhe m\u00eb pas t\u00eb integrohen n\u00eb ekonomi p\u00ebrmes investimeve p\u00ebr blerje pronash apo te bizneset e kriptovalutave dhe aseteve digjitale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSkema zakonisht nuk duket kriminale n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Ajo maskohet si legalizim i kursimeve, fitimeve apo kapitalit t\u00eb padeklaruar. Nj\u00eb shembull ilustrues mund t\u00eb funksionoj\u00eb k\u00ebshtu: Nj\u00eb grup ka t\u00eb ardhura nga aktivitet kriminal, parat\u00eb mbahen n\u00eb&nbsp;cash, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb, ose jasht\u00eb sistemit bankar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Grupi deklaron se k\u00ebto jan\u00eb kursime t\u00eb padeklaruara nga emigracioni, biznesi apo aktivitet privat nd\u00ebr vite. N\u00ebse shteti nuk verifikon realisht origjin\u00ebn, at\u00ebher\u00eb kapitali fiton nj\u00eb lloj \u2018certifikimi legal\u2019. K\u00ebtu ndodh momenti kritik i pastrimit, paraja me origjin\u00eb t\u00eb paligjshme transformohet n\u00eb kapital \u2018t\u00eb deklaruar\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas deklarimit, fondet depozitohen n\u00eb banka, p\u00ebrdoren p\u00ebr blerje pronash, investohen n\u00eb kompani, ose qarkullojn\u00eb normalisht n\u00eb ekonomi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr autoritetet t\u00eb provojn\u00eb origjin\u00ebn kriminale t\u00eb tyre, sepse ato tashm\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sistem me \u2018vul\u00eb fiskale\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi klasik i procesit t\u00eb pastrimit t\u00eb parave\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fillimi i zbatimit t\u00eb ligjeve p\u00ebr \u201cMarr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d dhe faljen e detyrimeve t\u00eb papaguara ka rikthyer debatin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e disiplin\u00ebs fiskale dhe rreziqeve t\u00eb pastrimit t\u00eb parave n\u00eb ekonomi. Nd\u00ebrsa qeveria i konsideron masat n\u00eb funksion t\u00eb formalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe vendosjes s\u00eb paqes me bizneset, audituesit ligjor\u00eb, ekspert\u00ebt fiskal\u00eb dhe kontabilist\u00ebt ngren\u00eb alarmin p\u00ebr rreziqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb ve\u00e7anti, ligji \u201cP\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d q\u00eb lejon rideklarimin e pasqyrave financiare p\u00ebr tre vitet e fundit kundrejt nj\u00eb norme tatimore preferenciale prej 5%, nj\u00ebz\u00ebri shihet nga ekspert\u00ebt si nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr pastrimin e parave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Skema mund t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr legalizimin e kapitaleve me origjin\u00eb nga grupet kriminale dhe korrupsioni, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet kompanive t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ekspert\u00ebt, rreziku q\u00ebndron n\u00eb faktin se kapitalet e padeklaruara leht\u00ebsisht mund t\u00eb justifikohen si kursime nga emigracioni apo aktiviteti tregtar, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar kontrollin e institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRideklarimi i pasqyrave t\u00eb bizneseve mund t\u00eb nxis\u00eb fenomenin e pastrimit t\u00eb parave dhe sektor\u00eb q\u00eb mund ta p\u00ebrdorin, p.sh. nd\u00ebrtimi. P.sh. rideklarimi i gjendjeve t\u00eb parave n\u00eb ark\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb burim parat\u00eb e pista (korrupsioni, etj.). Por n\u00ebse kjo shum\u00eb parash q\u00eb rideklarohet vjen nga evazioni, normalisht n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit duhet t\u00eb konsiderohet e lejueshme p\u00ebr t\u2019u rideklaruar pa pasoja penale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kush e ndan dhe si e p\u00ebrcakton q\u00eb jan\u00eb burim nga evazioni dhe jo nga burime t\u00eb tjera t\u00eb pista e t\u00eb palejueshme? Mbase nd\u00ebrtimi, p\u00ebr shkak t\u00eb specifikave q\u00eb po evidentohen n\u00eb koh\u00ebt e fundit, mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb, por jo vet\u00ebm; ka edhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb ku b\u00ebhen investime q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb\u201d, pohon kontabilisti Sotiraq Dhamo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00eb struktura e marr\u00ebveshjes krijon hap\u00ebsira p\u00ebr abuzim, edhe sipas ekspertit fiskal Julian Sara\u00e7i. Norma preferenciale prej 5% dhe mungesa e dokumentacionit t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr origjin\u00ebn e fondeve, sipas tij, e b\u00ebjn\u00eb skem\u00ebn t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr subjektet, ve\u00e7an\u00ebrisht te sektori i nd\u00ebrtimit, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb legalizojn\u00eb kapitale t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb profesional, interesi i subjekteve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018Marr\u00ebveshje t\u00eb Paqes Fiskale\u2019 lidhet kryesisht me trajtimin preferencial tatimor t\u00eb parashikuar nga skema, konkretisht aplikimin e nj\u00eb norme prej 5% p\u00ebr rideklarimin e elementeve t\u00eb pasqyrave financiare dhe pasurive t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo norm\u00eb paraqet nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb ndjeshme krahasuar me normat standarde tatimore prej 15% duke e b\u00ebr\u00eb mekanizmin relativisht t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr subjektet q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb formalizojn\u00eb elemente t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebveshja mund\u00ebson rregullimin e z\u00ebrave t\u00eb aktivit dhe pasivit (si paraja cash, fshirja e detyrimeve ose deklarimi i aktiveve t\u00eb reja) me nj\u00eb diferenc\u00eb deri n\u00eb 30% nga deklarimi fillestar. Nj\u00eb shembull konkret \u00ebsht\u00eb deklarimi i aktiveve monetare t\u00eb padeklaruara m\u00eb par\u00eb, ku subjekti paguan 5% dhe i ligj\u00ebron ato n\u00eb bilanc pa dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sektor\u00ebt me informalitet t\u00eb lart\u00eb, si nd\u00ebrtimi, mund ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb skem\u00eb p\u00ebr t\u00eb formalizuar diferencat e pasqyrave financiare t\u00eb tre viteve t\u00eb fundit. Kjo praktik\u00eb rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr \u2018pastrimin\u2019 e bilanceve historike\u201d, thekson eksperti fiskal Julian Sara\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 sektor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe pasurive t\u00eb paluajtshme, audituesi ligjor Bujar Bendo vler\u00ebson se sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me potencial\u00eb risku p\u00ebr pastrim parash nga rideklarimi i pasqyrave financiare jan\u00eb edhe turizmi dhe hoteleria, tregtia me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, agjencit\u00eb imobiliare dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsit financiar\u00eb, kriptovalutat dhe asetet digjitale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rreziku i pastrimit t\u00eb parave ishte nj\u00eb debat q\u00eb u ngrit q\u00eb para miratimit t\u00eb ligjit edhe nga Bashkimi Europian dhe Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb. Kjo e fundit ka ngritur shqet\u00ebsime se marr\u00ebveshja mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr legalizimin e kapitaleve me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, p\u00ebrmes rideklarimit t\u00eb pasqyrave financiare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji \u201cP\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d mund\u00ebson n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje mes biznesit t\u00eb madh me t\u00eb ardhura bruto mbi 14 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit dhe administrat\u00ebs tatimore p\u00ebr parapagimin e tatimfitimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vullnetarisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje me administrat\u00ebn tatimore mund t\u00eb hyj\u00eb \u00e7do biznes i rregullt, qoft\u00eb persona fizik\u00eb apo entitet. T\u00eb p\u00ebrjashtuar nga e drejta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me administrat\u00ebn tatimore jan\u00eb bizneset q\u00eb ndaj tyre \u00ebsht\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtje penale p\u00ebr mashtrim apo evazion fiskal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje me afat 1-vje\u00e7ar (me t\u00eb drejta rinovimi deri n\u00eb 2 her\u00eb), biznesit me t\u00eb ardhura bruto mbi 14 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, do t\u2019i llogaritet parapagimi i tatimit mbi nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb tatueshme t\u00eb rritur. Pra biznesi nuk do t\u00eb parapaguaj\u00eb nj\u00eb tatim t\u00eb \u00e7far\u00ebdosh\u00ebm, por q\u00eb do t\u00eb llogaritet mbi baz\u00ebn e tatueshme, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga fitimi i tatuesh\u00ebm i vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, plus 18% rritje. N\u00ebse fitimi i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm plus nj\u00eb marzh shtes\u00eb prej 18%), mbi k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb do t\u00eb paguhet 5%.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb thelb, marr\u00ebveshja nuk e ndryshon norm\u00ebn e tatimfitimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb 23% p\u00ebr bizneset me t\u00eb ardhura neto mbi 14 milion\u00eb lek\u00eb, por rrit baz\u00ebn e tatueshme, pasi tatimi do t\u00eb llogaritet mbi fitimin e vitit t\u00eb kaluar plus nj\u00eb marzhi shtes\u00eb prej 18%. Vet\u00ebm p\u00ebr fitimin q\u00eb tejkalon k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb vler\u00ebsuar, paguhet nj\u00eb tatim shtes\u00eb 5%.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebmbim, bizneset do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb moskryerje t\u00eb kontrolleve tatimore p\u00ebr periudh\u00ebn e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 parapagimit t\u00eb tatimit kundrejt moskontrollit tatimor p\u00ebr 1 vit, bizneset e m\u00ebdha q\u00eb do t\u00eb lidhin Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale me administrat\u00ebn tatimore gjithashtu do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rideklarojn\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, kundrejt tatimit 5%.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">udh\u00ebzimet e nxjerra nga MF dhe nga AIF, duket q\u00eb ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Normalisht ligji fal evazionin dhe fshehjen e deklarimeve tatimore, pra \u00e7do t\u00eb ardhur apo pasuri q\u00eb ka ardhur nga evazioni, dhe kjo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e d\u00ebnueshme. Sipas ligjeve dhe udh\u00ebzimeve t\u00eb dala, do t\u00eb luftohen dhe nuk do t\u00eb lejohen vet\u00ebm pastrimi i parave t\u00eb pista nga aktivitete joligjore (besoj p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb vijn\u00eb nga evazioni). Gjithsesi ligji p\u00ebr Paqen Fiskale ka paqart\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Falja e detyrimeve: Leht\u00ebsi apo \u00e7edukim fiskal?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krahas ligjit \u201cP\u00ebr marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d ka nisur edhe zbatimi i ligjit \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga institucionet shtet\u00ebrore, amnistia e plot\u00eb e detyrimeve t\u00eb papaguara deri m\u00eb 2014 dhe fshirja e pjesshme p\u00ebr detyrimet mbi 10 vite t\u00eb papaguara u vler\u00ebsua si nj\u00eb mas\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb rifilluar marr\u00ebdh\u00ebniet me biznesin\u201d. Por praktikat e m\u00ebparshme tregojn\u00eb se efektet e saj jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb negative sesa pozitive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb nga viti 2009 jan\u00eb zbatuar t\u00eb pakt\u00ebn gjasht\u00eb masa faljeje ose amnistie fiskale, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet: 2009, 2011, 2014, 2015, 2019 dhe propozime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb 2021, 2023 dhe ajo e miratuar m\u00eb 2026. T\u00eb gjitha k\u00ebto masa jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb periudha zgjedhore, duke ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre si mjete politike p\u00ebr p\u00ebrfitime afatshkurtra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrsa vendi p\u00ebrgatitej p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, u propozua legalizimi i kapitalit t\u00eb padeklaruar. N\u00eb vitin 2011, p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore, u fal\u00ebn gjoba dhe kamat\u00ebvonesa p\u00ebr tatimpaguesit q\u00eb paguanin principalin. Kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, duke e kthyer faljen fiskale n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb, jo n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ekspertin fiskal Julian Sara\u00e7i, praktika e amnistive t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura (gjasht\u00eb her\u00eb q\u00eb nga viti 2009) g\u00ebrryen moralin e paguesve t\u00eb rregullt, t\u00eb cil\u00ebt vendosen n\u00eb pozita t\u00eb pafavorshme konkurrence.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo krijon nj\u00eb sjellje t\u00eb pritshme ku korrekt\u00ebsia shihet si barr\u00eb, nd\u00ebrsa shmangia si \u2018strategji e zgjuar\u2019 q\u00eb do t\u00eb falet n\u00eb prag zgjedhjesh. N\u00eb vend t\u00eb reformave strukturore, k\u00ebto masa perceptohen si dor\u00ebzim institucional p\u00ebrball\u00eb informalitetit\u201d, thekson ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekspert\u00ebt Sotiraq Dhamo dhe Bujar Bendo bien dakord se falja e detyrimeve t\u00eb vjetra deri n\u00eb vitin 2014 p\u00ebrb\u00ebn leht\u00ebsim real p\u00ebr shum\u00eb biznese, sidomos p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me penalitete dhe interesa t\u00eb akumuluara nd\u00ebr vite. Megjithat\u00eb, ata theksojn\u00eb se p\u00ebrs\u00ebritja e vazhdueshme e amnistive fiskale d\u00ebmton disiplin\u00ebn fiskale dhe krijon perceptimin se shmangia e detyrimeve shp\u00ebrblehet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFshirja e detyrimeve t\u00eb vjetra, sidomos ato deri n\u00eb vitin 2014, apo e gjobave dhe kamat\u00ebvonesave p\u00ebrb\u00ebn leht\u00ebsim p\u00ebr ta me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me organet tatimore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb pjes\u00eb e faljeve t\u00eb gjobave leht\u00ebson v\u00ebrtet bizneset (p.sh. falja e gjobave p\u00ebr mosdeklarim n\u00eb koh\u00eb t\u00eb deklaratave tatimore ose rastet kur gjobat kalojn\u00eb vlera deri edhe n\u00eb shum\u00ebn e detyrimit baz\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por amnistit\u00eb apo faljet e gjobave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe kaq t\u00eb shpeshta patjet\u00ebr q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb uljen e disiplin\u00ebs fiskale dhe n\u00eb padrejt\u00ebsi midis tatimpaguesve\u201d, thekson z. Dhamo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zoti Bendo gjithashtu thekson se me ligjin e faljes, synohet nj\u00eb ulje e konflikteve me administrat\u00ebn tatimore, kur shum\u00eb biznese jan\u00eb n\u00eb procese apelimi, mosmarr\u00ebveshje fiskale, ose mbajn\u00eb detyrime t\u00eb vjetra. Sipas tij, bizneset q\u00eb \u00e7lirohen nga detyrimet e vjetra mund t\u00eb investojn\u00eb, t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb akses n\u00eb financim bankar. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb qarkullimin ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAmnistit\u00eb fiskale dhe faljet e detyrimeve kan\u00eb gjithmon\u00eb dy efekte paralele: nga nj\u00ebra an\u00eb krijojn\u00eb frym\u00ebmarrje financiare p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb biznesit, por nga ana tjet\u00ebr mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb seriozisht kultur\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb taksave dhe moralin fiskal t\u00eb tatimpaguesve korrekt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rastin e faljes s\u00eb detyrimeve tatimore, doganore dhe vendore, debati lind pik\u00ebrisht sepse k\u00ebto dy efekte p\u00ebrplasen me nj\u00ebri-tjetrin. Qeverit\u00eb zakonisht i justifikojn\u00eb k\u00ebto masa me disa objektiva praktik\u00eb si uljen e stokut t\u00eb borxheve t\u00eb vjetra t\u00eb pambledhshme, formalizimin e bizneseve, rikthimin e subjekteve n\u00eb aktivitet normal, rritjen afatshkurt\u00ebr t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhet. Prandaj shteti zgjedh: \u201cm\u00eb mir\u00eb t\u00eb marr nj\u00eb pjes\u00eb sot, sesa asgj\u00eb nes\u00ebr\u201d, thot\u00eb z. Bendo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>64% e borxheve jan\u00eb mbi 5-vje\u00e7are<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d, p\u00ebrcakton fshirjen e plot\u00eb t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara deri m\u00eb 31 dhjetor 2014.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb falje nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihen detyrimet e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. P\u00ebr kontributet, ligji p\u00ebrcakton vet\u00ebm fshirjen e gjobave dhe kamat\u00ebvonesave t\u00eb krijuara deri m\u00eb 31 dhjetor 2014. Kategori p\u00ebrfituese do t\u00eb jen\u00eb edhe t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 fshirjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb detyrimeve mbi 10 vite t\u00eb papaguara, ligji parashikon edhe falje t\u00eb detyrimeve m\u00eb t\u00eb reja, por me kushtin t\u00eb paguhet nj\u00eb pjes\u00eb e detyrimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr detyrimet q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs nga 1 janari 2015 deri m\u00eb 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shuarje t\u00eb pjesshme me kushtin n\u00ebse paguajn\u00eb 50% t\u00eb detyrimit deri m\u00eb 30 qershor 2026, pjesa tjet\u00ebr fshihet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse do t\u00eb paguajn\u00eb 75% t\u00eb detyrimit deri m\u00eb 31 dhjetor 2026 me k\u00ebste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. N\u00eb t\u00eb dy rastet, gjobat dhe kamat\u00ebvonesat p\u00ebr periudhat p\u00ebrkat\u00ebse fshihen plot\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr detyrimet e krijuara nga 1 janari 2020 deri m\u00eb 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamat\u00ebvonesave \u00ebsht\u00eb e mundur vet\u00ebm n\u00ebse paguhet plot\u00ebsisht principali deri m\u00eb 31 dhjetor 2026. E nj\u00ebjta skem\u00eb zbatohet edhe p\u00ebr kontributet e sigurimeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit n\u00eb bujq\u00ebsi, me kusht q\u00eb t\u00eb paguhet 100% e kontributit brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji p\u00ebrcakton se shuhen d\u00ebnimet administrative (gjobat dhe kamat\u00ebvonesat) p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb u p\u00ebrkasin periudhave tatimore nga 1 janari 2015 deri m\u00eb 31 dhjetor 2024, q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb llogarin\u00eb e tatimpaguesit, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit n\u00eb bujq\u00ebsi, me kushtin q\u00eb t\u00eb paguhet 100% kontributi, brenda dat\u00ebs 31.12.2026.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deri m\u00eb 31 dhjetor 2024, sipas nj\u00eb analize t\u00eb administrat\u00ebs tatimore jan\u00eb 202,387 tatimpagues debitor\u00eb me detyrime tatimore t\u00eb papaguara n\u00eb shum\u00ebn 162,5 miliard\u00eb lek\u00ebve apo rreth 1,7 miliard\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Principali z\u00eb 60% t\u00eb borxhit n\u00eb shum\u00ebn e 98,4 miliard\u00eb lek\u00ebve apo rreth 1 miliard euro. 35% t\u00eb tij e z\u00ebn\u00eb gjobat n\u00eb shum\u00ebn e 581 milion\u00eb eurove dhe 5% z\u00ebn\u00eb interesat n\u00eb shum\u00ebn e 79 milion\u00eb eurove.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Borxhi mbi 10 vite p\u00ebrb\u00ebn 18% t\u00eb totalit n\u00eb shum\u00ebn e 29,5 miliard\u00eb lek\u00ebve apo 307.2 milion\u00eb euro. Borxhi i papaguar nga 5 deri n\u00eb 10 vjet z\u00eb 46% t\u00eb totalit dhe llogaritet n\u00eb shum\u00ebn e 75,2 miliard\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Borxhet e papaguara nga 2 deri n\u00eb 5 vjet jan\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 32,8 miliard\u00eb lek\u00eb apo rreth 342 milion\u00eb euro (ose 20%); 1 deri n\u00eb 2 vjet n\u00eb shum\u00ebn 10,4 miliard\u00eb lek\u00eb apo 108 milion\u00eb euro (ose 6%); 6 deri n\u00eb 12 muaj n\u00eb shum\u00ebn 7,3 miliard\u00eb lek\u00eb apo 76 milion\u00eb euro (ose 5%); 3 deri n\u00eb 6 muaj n\u00eb shum\u00ebn 2,8 miliard\u00eb lek\u00eb apo rreth 29 milion\u00eb euro (ose 2%); deri n\u00eb 3 muaj n\u00eb shum\u00ebn 4,2 miliard\u00eb lek\u00eb, apo 43.7 milion\u00eb euro (ose 3 %).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Detyrimet e papaguara deri m\u00eb 31 dhjetor 2024 n\u00eb Dogana llogariten n\u00eb vler\u00ebn e 48,5 miliard\u00eb lek\u00ebve apo rreth 500 milion\u00eb euro i pashlyer nga 4,684 debitor\u00eb. Principali z\u00eb 27% t\u00eb borxhit, me vler\u00eb 13,1 miliard\u00eb lek\u00eb, apo 136.4 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pjesa m\u00eb e madhe e tyre p\u00ebrb\u00ebhet nga gjobat me vler\u00eb 26,5 miliard\u00eb lek\u00eb (55% t\u00eb totalit) dhe kamat\u00ebvonesat me vler\u00eb 8,9 miliard\u00eb lek\u00eb apo 18% t\u00eb totalit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dogana, 53% e borxhit apo n\u00eb vler\u00ebn e 268 milion\u00eb eurove \u00ebsht\u00eb me vjet\u00ebrsi mbi 10 vite. Detyrimet me vjet\u00ebrsi 5 deri n\u00eb 10 vjet arrijn\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 190.4 milion\u00eb eurove. Detyrimet me vjet\u00ebrsi 1 deri n\u00eb 5 vite llogariten n\u00eb vler\u00ebn e 47 milion\u00eb eurove.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rekomandimet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrfundim, ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se suksesi i ligjeve p\u00ebr \u201cPaqen Fiskale\u201d dhe faljen e detyrimeve nuk varet vet\u00ebm nga q\u00ebllimi formal i tyre, por mbi t\u00eb gjitha nga m\u00ebnyra e zbatimit, transparenca dhe aft\u00ebsia e institucioneve p\u00ebr t\u00eb parandaluar abuzimet dhe pastrimin e parave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Audituesi ligjor Bujar Bendo thekson se sfida kryesore q\u00ebndron te zbatimi praktik i k\u00ebtyre masave. Sipas tij, n\u00ebse administrata tatimore, doganat dhe institucionet e tjera nuk zbatojn\u00eb kontrolle t\u00eb forta dhe t\u00eb koordinuara, ekziston rreziku q\u00eb t\u00eb legalizohen kapitale me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, t\u00eb krijohet pabarazi mes tatimpaguesve dhe t\u00eb d\u00ebmtohet besimi te sistemi fiskal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai rekomandon q\u00eb fokusi t\u00eb vendoset te \u201ckontrolli inteligjent\u201d dhe verifikimi i origjin\u00ebs s\u00eb fondeve, p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa eksperti fiskal Julian Sara\u00e7i thekson se institucionet duhet t\u2019u japin p\u00ebrpar\u00ebsi transparenc\u00ebs dhe konsultimit t\u00eb gjer\u00eb publik, elemente q\u00eb sipas tij kan\u00eb munguar gjat\u00eb hartimit t\u00eb paket\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai n\u00ebnvizon se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb aplikohen kritere objektive risku p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e p\u00ebrfituesve, t\u00eb garantohet nj\u00eb standard i barabart\u00eb konkurrence dhe t\u00eb shmangen formula q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb bizneset e ndershme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, reformat duhet t\u00eb fokusohen m\u00eb shum\u00eb te modernizimi dhe digjitalizimi i administrat\u00ebs tatimore p\u00ebr t\u00eb rritur vullnetarizmin n\u00eb pagesa, sesa tek amnistit\u00eb fiskale q\u00eb mund t\u00eb cenojn\u00eb reputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit.\/&nbsp;<strong>Monitor<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Audituesit, kontabilist\u00ebt dhe ekspert\u00ebt fiskal\u00eb nj\u00ebz\u00ebri vler\u00ebsojn\u00eb se rideklarimi i pasqyrave financiare t\u00eb bizneseve me tatim 5% p\u00ebrb\u00ebn rrezik, pasi mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet si skem\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb korrupsionit dhe grupeve kriminale. Ata vler\u00ebsojn\u00eb me potencial risku t\u00eb lart\u00eb bizneset e sektor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe kriptovalutave. Masat q\u00eb rekomandojn\u00eb p\u00ebr Tatimet dhe Doganat. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":18038,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-18037","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-informacion"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.3 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave - Zeri Online<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave - Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Audituesit, kontabilist\u00ebt dhe ekspert\u00ebt fiskal\u00eb nj\u00ebz\u00ebri vler\u00ebsojn\u00eb se rideklarimi i pasqyrave financiare t\u00eb bizneseve me tatim 5% p\u00ebrb\u00ebn rrezik, pasi mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet si skem\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb korrupsionit dhe grupeve kriminale. Ata vler\u00ebsojn\u00eb me potencial risku t\u00eb lart\u00eb bizneset e sektor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe kriptovalutave. Masat q\u00eb rekomandojn\u00eb p\u00ebr Tatimet dhe Doganat. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-05-30T06:06:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-05-30T06:06:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"599\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\"},\"headline\":\"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave\",\"datePublished\":\"2026-05-30T06:06:27+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-30T06:06:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/\"},\"wordCount\":2997,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg\",\"articleSection\":[\"Informacion\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/\",\"name\":\"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave - Zeri Online\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg\",\"datePublished\":\"2026-05-30T06:06:27+00:00\",\"dateModified\":\"2026-05-30T06:06:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/05\\\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg\",\"width\":900,\"height\":599},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/05\\\/30\\\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"name\":\"Zeri Online\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\",\"name\":\"Zeri Online\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"width\":607,\"height\":252,\"caption\":\"Zeri Online\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\",\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"info@zeri-online.com\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/author\\\/infozeri-online-com\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave - Zeri Online","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave - Zeri Online","og_description":"Audituesit, kontabilist\u00ebt dhe ekspert\u00ebt fiskal\u00eb nj\u00ebz\u00ebri vler\u00ebsojn\u00eb se rideklarimi i pasqyrave financiare t\u00eb bizneseve me tatim 5% p\u00ebrb\u00ebn rrezik, pasi mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet si skem\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb korrupsionit dhe grupeve kriminale. Ata vler\u00ebsojn\u00eb me potencial risku t\u00eb lart\u00eb bizneset e sektor\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe kriptovalutave. Masat q\u00eb rekomandojn\u00eb p\u00ebr Tatimet dhe Doganat. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/","og_site_name":"Zeri Online","article_published_time":"2026-05-30T06:06:27+00:00","article_modified_time":"2026-05-30T06:06:28+00:00","og_image":[{"width":900,"height":599,"url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"info@zeri-online.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"info@zeri-online.com","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/"},"author":{"name":"info@zeri-online.com","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce"},"headline":"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave","datePublished":"2026-05-30T06:06:27+00:00","dateModified":"2026-05-30T06:06:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/"},"wordCount":2997,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg","articleSection":["Informacion"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/","name":"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave - Zeri Online","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg","datePublished":"2026-05-30T06:06:27+00:00","dateModified":"2026-05-30T06:06:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#primaryimage","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/900-0-1780119681xpaqe-fiskale-1-1233-1024x682-113.jpg","width":900,"height":599},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/05\/30\/paqe-fiskale-skemat-si-mund-te-mundesohet-pastrimi-i-parave\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/zeri-online.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Paqe Fiskale, skemat si mund t\u00eb mund\u00ebsohet pastrimi i parave"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","name":"Zeri Online","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/zeri-online.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization","name":"Zeri Online","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","width":607,"height":252,"caption":"Zeri Online"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce","name":"info@zeri-online.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","caption":"info@zeri-online.com"},"url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/author\/infozeri-online-com\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18037","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18037"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18039,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18037\/revisions\/18039"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}