{"id":20328,"date":"2026-08-09T06:17:56","date_gmt":"2026-08-09T06:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zeri-online.com\/?p=20328"},"modified":"2026-08-09T06:17:57","modified_gmt":"2026-08-09T06:17:57","slug":"bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/","title":{"rendered":"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua&#8221;, raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin &#8217;55"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut, gjat\u00eb regjimit komunist, nuk kan\u00eb qen\u00eb aspak t\u00eb mira. T\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu pretendojn\u00eb amerikan\u00ebt. CIA ka de klasifikuar nj\u00eb dokument t\u00eb vitit 1955 dhe aty tregohet p\u00ebr largimet n\u00eb qeveri, por dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Hoxha-Shehu. Aty thuhet se ka pasur rivalitet t\u00eb madh mes tyre, nd\u00ebrsa sipas raportit, Hoxha futi n\u00eb qeveri njer\u00ebzit e tij dhe sidomos Spiro Kolek\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb forconte pozitat e tij. M\u00eb tej n\u00eb disa dokumente t\u00eb tjera tregohet ajo se \u00e7far\u00eb ndodhte me sistemin arsimor n\u00eb vend.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy tronditje madhore kan\u00eb ndodhur n\u00eb regjimin shqiptar n\u00eb tre jav\u00ebt e fundit, me dy drejtues t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shkarkuar me akuza in kompetence, Zv. Kryeministri Tuk Jakova dhe ministri i Arsimit e Kultur\u00ebs, Bedri Spahiu. Mes arsyeve t\u00eb mundshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshimi i orientimit t\u00eb politikave shqiptare drejt Jugosllavis\u00eb, apo zhvillimi i asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb raportuar edhe m\u00eb par\u00eb, si rivalitet mes kryeministrit Mehmet Shehu dhe kryetarit t\u00eb partis\u00eb Enver Hoxha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga t\u00eb shkarkuarit, Bedri Spahiu, ka drejtuar komisionin q\u00eb gjykoi dhe d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, krye-titoistin shqiptar n\u00eb maj 1949. Nd\u00ebrsa i shkarkuari tjet\u00ebr Tuk Jakova, raportohet se ka qen\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e 1948, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb urdhrat e largimit t\u00eb Xoxe dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tij si sekretar i partis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr t\u00eb dy k\u00ebta nis\u00ebn t\u00eb mos favorizoheshin m\u00eb prej vitit 1951. Shkarkimi i tyre ishte pjes\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsive personale t\u00eb t\u00eb dyve brenda partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me rivalitetin Hoxha- Shehu, provat p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tyre me nj\u00ebri-tjetrin jan\u00eb kryesisht t\u00eb bazuara n\u00eb zhurma. Prova m\u00eb e fort\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ngritjen e besnikut t\u00eb Hoxh\u00ebs, Spiro Koleka, n\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebs-kryeministrit, q\u00eb sinjalizon se t\u00eb tjera l\u00ebvizje mund t\u00eb priten nga Hoxha p\u00ebr t\u00eb forcuar pozitat e tij. Edhe Ministria e Jashtme italiane pretendon se ndryshimet vijn\u00eb pas largimeve t\u00eb njer\u00ebzve anti-Tito, dhe se ka ardhur koha q\u00eb SHBA-t\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e paan\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozimi tregon p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e Italis\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb manovrim n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Ballkanit dhe sugjeron se ndoshta Roma po e ekzagjeron rrezikun e l\u00ebvizjeve jugosllavo-shqiptare. Jugosllav\u00ebt kan\u00eb treguar pak vullnet p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e hapave t\u00eb pazakont\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb fakt duken m\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet me Bullgarin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sistemi i arsimit, dhjetor 1950<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sistemi arsimor n\u00eb Shqip\u00ebri funksionon si m\u00eb posht\u00eb: Ministri i Arsimit, Karaman Ylli, \u00ebsht\u00eb gjithashtu an\u00ebtar i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb. \u00cbsht\u00eb rreth 30 e sa vje\u00e7 dhe ka provuar besimin e partis\u00eb. N\u00eb 1947, ai ka qen\u00eb an\u00ebtar i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes s\u00eb Parisit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur u kthye, ai u b\u00eb minist\u00ebr arsimi duke z\u00ebvend\u00ebsuar Naxhie Dume, nj\u00eb grua rreth 35 vje\u00e7e, e shoqja e nj\u00eb gjenerali ushtrie q\u00eb u shkarkua pas val\u00ebs s\u00eb spastrimeve dhe arrestimeve pas ekzekutimit t\u00eb Ko\u00e7i Xoxes. Informator\u00ebt thon\u00eb se ministri i Arsimit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e nj\u00eb konsulenti sovjetik, me zyr\u00eb brenda n\u00eb ministri. K\u00ebto konsulent\u00eb nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb personalisht por i kalojn\u00eb instruksionet ministrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zv. Ministrat<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kadri Babo\u00e7i \u00ebsht\u00eb rreth 45 vje\u00e7, z\u00ebvend\u00ebs-minist\u00ebr arsimi, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr administrat\u00ebn e personelin. Ai \u00ebsht\u00eb nga Gjirokastra, ku ka qen\u00eb m\u00ebsues n\u00eb lice. Babo\u00e7i u regjistrua n\u00eb Partin\u00eb Komuniste me ardhjen e regjimit t\u00eb ri dhe u em\u00ebrua z\u00ebvend\u00ebs-kryetar i Gjirokastr\u00ebs. N\u00eb 1947-\u201848 u em\u00ebrua presidenti i Komisionit t\u00eb Teksteve dhe Programeve shkollore. Kur u b\u00eb z\u00ebvend\u00ebs-minist\u00ebr, Babo\u00e7i z\u00ebvend\u00ebsoi nj\u00ebfar\u00eb Malile, i cili qe larguar n\u00eb Bashkimin Sovjetik p\u00ebr studime. Informator\u00ebt thon\u00eb se Babo\u00e7i \u00ebsht\u00eb njeri me kultur\u00eb dhe inteligjenc\u00eb mesatare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shemsi Totozani \u00ebsht\u00eb rreth 40 vje\u00e7, z\u00ebvend\u00ebs-minist\u00ebr arsimi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr organizimin shkollave, dhe sipas informatorit, ka treguar aft\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Totozani ka shkuar n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr studime, por nuk arriti t\u00eb diplomohej. Ai ka qen\u00eb m\u00ebsues Vlor\u00eb e Gjirokast\u00ebr gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushtimit italian, dhe ka qen\u00eb partizan gjat\u00eb pushtimit gjerman.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me ardhjen e qeveris\u00eb s\u00eb re \u201cdemokratike\u201d, ai u b\u00eb sekretar i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, kur posti i z\u00ebvend\u00ebs-ministrit ende nuk ishte krijuar. I dyshuar p\u00ebr \u201cdevijacioniz\u00ebm\u201d, atij iu caktua posti i drejtorit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb vajzave n\u00eb Tiran\u00eb, por pas gjyqit t\u00eb Ko\u00e7i Xoxes u rivendos n\u00eb ministri ku u em\u00ebrua n\u00eb pozicionin aktual.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Drejtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00ebn vart\u00ebsin\u00eb e zv. ministrit Babo\u00e7i, por nuk kemi informacione mbi personin q\u00eb mban k\u00ebt\u00eb post. Nj\u00eb drejtor tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Siri Shapllo, n\u00ebn vart\u00ebsin\u00eb e zv. ministrit Totozani. Shapllo \u00ebsht\u00eb rreth 50 vje\u00e7, nga Gjirokastra, ka qen\u00eb m\u00ebsues n\u00eb lice. Ai ka qen\u00eb partizan gjat\u00eb pushtimit gjerman dhe tashm\u00eb nj\u00eb manipulues \u201ci moderuar\u201d n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Krer\u00eb seksionesh<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krer\u00ebt e seksioneve jan\u00eb n\u00ebn vart\u00ebsin\u00eb e drejtor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, dhe kan\u00eb lidhje direkte me publikun. Komisioni i teksteve dhe programeve shkollore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hartimin e teksteve shkollore dhe \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb funksion \u2018pro-forma\u2019 pra p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ato t\u2019i p\u00ebrmbahen programit politik komunist. Shumica e teksteve jan\u00eb vet\u00ebm tekste shkollore sovjetike t\u00eb p\u00ebrkthyera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni p\u00ebrb\u00ebhet nga profesor\u00eb t\u00eb shkollave t\u00eb ndryshme q\u00eb reflektojn\u00eb dy rryma mendimi: nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e plot\u00eb t\u00eb teksteve sovjetike t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip, kurse tjetra favorizon p\u00ebrshtatjen e teksteve sovjetike n\u00eb lidhje me kushtet mjedisore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Drejtuesja e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb mendimit, Qibrie Ciu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e \u00e7al\u00eb rreth 30 vje\u00e7e, q\u00eb ka studiuar pedagogji n\u00eb Firence.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb administrimit t\u00eb saj, t\u00eb gjitha tekstet shqiptare ishin p\u00ebrkthime nga rusishtja. Ajo p\u00ebrshkruhet se kishte \u201cndjesi t\u00eb dhunshme politike\u201d dhe vler\u00ebsohej shum\u00eb nga sovjetik\u00ebt p\u00ebr gjuh\u00ebn e t\u00eb folurit e t\u00eb shkruarit. Shkolla e dyt\u00eb e mendimit drejtohej nga Kol Popa, m\u00ebsues kimie n\u00eb shkoll\u00ebn Pedagogjike t\u00eb Tiran\u00ebs. Gjat\u00eb pushtimit italian, ai kishte qen\u00eb farmacist n\u00eb Elbasan, dhe kishte studiuar n\u00eb Pisa, ku ishte diplomuar p\u00ebr farmaci dhe kimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Informatori yn\u00eb deklaron se n\u00eb shkurt 1950, n\u00eb vend t\u00eb filozofis\u00eb n\u00eb shkollat shqiptare m\u00ebsohej Marksizmi, nd\u00ebrsa n\u00eb kurset e shkencave natyrore shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi i jepej teoris\u00eb s\u00eb Evolucionit. M\u00ebsimi n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja per\u00ebndimore (anglisht, fr\u00ebngjisht, italisht etj.) ishte i ndaluar. Gjuha ruse ishte e detyrueshme n\u00eb \u00e7do gjimnaz.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas informacioneve t\u00eb marra n\u00eb gusht 1950 nga nj\u00eb ish-m\u00ebsues shqiptar, Ministria e Arsimit ka dy t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb \u00e7do komitet t\u00eb partis\u00eb. N\u00eb komitetin e Ersek\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsit e arsimit fillor jan\u00eb Anesti Furxhiu dhe Gjon Verdufi. Shkolla kat\u00ebr-vje\u00e7are jan\u00eb hapur thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb disa lokalitete jan\u00eb hapur dhe kopshte dhe kurse mbr\u00ebmjeje p\u00ebr analfabet\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb ish-m\u00ebsues shkolle n\u00eb Shqip\u00ebri jep k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shkollave t\u00eb mesme: Tirana ka pes\u00eb ose gjasht\u00eb gjimnaze me program kat\u00ebr-vje\u00e7ar, dhe nj\u00eb shkolle tregtare tre-vje\u00e7are. Ka gjithashtu tre ose kat\u00ebr shkolla Pedagogjie p\u00ebr m\u00ebsuesit, nga t\u00eb cil\u00ebt em\u00ebrohen m\u00ebsuesit e shkollave fillore. (Nj\u00eb tjet\u00ebr raportim thot\u00eb se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs Pedagogjike, m\u00ebsuesit e rinj duhet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb dhe nj\u00eb kurs tre-mujor n\u00eb shkoll\u00ebn e Partis\u00eb)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tirana ka dhe nj\u00eb shkoll\u00eb Teknike me program kat\u00ebr-vje\u00e7ar, ku student\u00ebt p\u00ebrgatiten p\u00ebr zanate e profesione t\u00eb ndryshme. Informatori i m\u00ebsip\u00ebrm thot\u00eb se pas shkoll\u00ebs s\u00eb mesme student\u00ebt shqiptar\u00eb mund t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej universiteteve t\u00eb kimis\u00eb, fizik\u00ebs, shkencave natyrore, let\u00ebrsis\u00eb dhe histori-filozofis\u00eb. Studimet universitare zgjasin dy vjet, n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb cilave t\u00eb diplomuarit b\u00ebhen m\u00ebsues n\u00eb shkolla t\u00eb mesme. Student\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar d\u00ebrgohen n\u00eb BRSS ose n\u00eb vendet satelite n\u00eb lindje t\u00eb Perdes s\u00eb Hekurt, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej studimet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zyrat e universitetit jan\u00eb n\u00eb \u201cRrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs\u201d (m\u00eb par\u00eb \u201cRruga Musolini\u201d). Informatori yn\u00eb thot\u00eb se bursa studimi i jepen student\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb ndaj Partis\u00eb Komuniste. Librat e shkoll\u00ebs shiten me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb, dhe tekstet lavd\u00ebrojn\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb BRSS-ja i jep Shqip\u00ebris\u00eb. Rroga e m\u00ebsuesve varion nga 3000, deri n\u00eb 5000 lek\u00eb n\u00eb muaj<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Em\u00ebrimet e m\u00ebsuesve t\u00eb shkollave, gusht 1951<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb diplomuarit e Institutit Pedagogjik mund t\u00eb p\u00ebrdoren si m\u00ebsues deri n\u00eb klasat e gjimnazit. Gjuha ruse m\u00ebsohet si n\u00eb Institutin Pedagogjik dhe n\u00eb gjimnaz. P\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb em\u00ebrohen si m\u00ebsues shkolle jan\u00eb t\u00eb nevojshme kriteret e m\u00ebposhtme:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb certifikat\u00eb nga organizata baz\u00eb e fshatit q\u00eb v\u00ebrteton se jan\u00eb \u201cnjer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb\u201d, t\u00eb interesuar n\u00eb pun\u00eb, dhe vijn\u00eb nga klasat shoq\u00ebrore t\u00eb ul\u00ebta. N\u00ebse kandidati \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb Komuniste, certifikata i jepet atij personalisht. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar, certifikata i d\u00ebrgohet me korrier nga organizata baz\u00eb n\u00eb komitetin e partis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs. Kandidati q\u00eb aplikon duhet t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb certifikat\u00ebn n\u00eb komitet, s\u00eb bashku me diplom\u00ebn e tij. M\u00eb pas ai ekzaminohet nga mjeku p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndosh\u00eb mend\u00ebrisht dhe nuk ka s\u00ebmundje t\u00eb transmetueshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjeku i jep atij nj\u00eb tjet\u00ebr certifikat\u00eb. Kandidati k\u00ebrkon gjithashtu nj\u00eb certifikat\u00eb nga zyra e statistikave jet\u00ebsore e zon\u00ebs s\u00eb tij. Pas dy jav\u00ebsh, zyra e Komitetit p\u00ebrgjigjet me shkrim ndaj kandidatit p\u00ebr aprovimin e tij, n\u00ebse nuk merr p\u00ebrgjigje, do t\u00eb thot\u00eb se aplikimi \u00ebsht\u00eb refuzuar. Rregullisht kund\u00ebrshtar\u00ebt e linj\u00ebs politike t\u00eb partis\u00eb komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk em\u00ebrohen si m\u00ebsues shkolle.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Em\u00ebrimi i nj\u00eb m\u00ebsuesi njoftohet nga komiteti&nbsp;partis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs. Nuk dihet n\u00ebse Ministria e Arsimit nd\u00ebrhyn n\u00eb em\u00ebrimet e m\u00ebsuesve lokal\u00eb, por informator\u00ebt tan\u00eb mendojn\u00eb se komiteti i partis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs ka autoritetin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb em\u00ebrimet. Pas em\u00ebrimit m\u00ebsuesi i ri duhet t\u00eb konsultohet me manualin e quajtur \u201cNdihm\u00ebsi i m\u00ebsuesit\u201d. Libri parashtron parimet kryesore t\u00eb propagand\u00ebs komuniste q\u00eb m\u00ebsuesi duhet t\u00eb reflektoj\u00eb n\u00eb mesmet e tij me nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb paraqiten gjithashtu probleme n\u00eb lidhje me pun\u00ebn e kooperativave dhe fermave kolektive. M\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb propagand\u00eb n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve komuniste dhe gjithashtu n\u00eb favor t\u00eb Bashkimit Sovjetik. P\u00ebr shembull, libri thot\u00eb se n\u00eb vitin 1947, Bashkimi Sovjetik i dha Shqip\u00ebris\u00eb dhjet\u00eb traktor\u00eb, dhe n\u00eb vitin 1948 dha 56 traktor\u00eb dhe citon; \u201ce shikoni sesa na ka ndihmuar ne miku yn\u00eb Bashkimi Sovjetik\u201d. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb gjitha subjektet e studimit jan\u00eb t\u00eb mbushur me propagand\u00eb n\u00eb favor t\u00eb komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Organizatat e t\u00eb rinjve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shkoll\u00ebn e Bilishtit ku ka studiuar informatori yn\u00eb, ka nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve. Jo t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt e shkoll\u00ebs u regjistruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb, pasi vet\u00ebm ata nga shtresat e ul\u00ebta shoq\u00ebrore mund t\u00eb merrnin pjes\u00eb dhe mund\u00ebsisht vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt e partizan\u00ebve q\u00eb ishin vrar\u00eb duke luftuar kund\u00ebr okupatorit. Regjistrimi n\u00eb organizat\u00ebn e t\u00eb rinjve b\u00ebhej pas nj\u00eb takimi me t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, lideri i t\u00eb rinjve i cili kishte t\u00eb gjith\u00eb emrat e nx\u00ebn\u00ebsve, lexonte ata q\u00eb plot\u00ebsonin kriteret p\u00ebr pranim n\u00eb Organizat\u00ebn e t\u00eb Rinjve&nbsp;n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave biografike t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe familjeve t\u00eb tyre. Lideri i t\u00eb rinjve lexonte emrat e student\u00ebve q\u00eb do t\u00eb pranoheshin n\u00eb organizat\u00ebn e t\u00eb rinjve dhe p\u00ebr \u00e7do em\u00ebr t\u00eb pranuar, ai shpjegonte arsyet e ve\u00e7anta t\u00eb pranimit t\u00eb \u00e7do studenti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai jepte gjithashtu arsyet p\u00ebr mospranimin e student\u00ebve n\u00eb organizat\u00eb, por premtonte se ata do t\u00eb pranoheshin m\u00eb von\u00eb kur t\u00eb kishin punuar shum\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb. Rregullisht, nx\u00ebn\u00ebsit d\u00ebshironin t\u00eb regjistroheshin n\u00eb organizat\u00eb jo prej ideologjis\u00eb apo simpatis\u00eb komuniste por t\u00eb evituar t\u00eb shiheshin si \u201creaksionar\u00eb\u201d, pasi zakonisht reaksionar\u00ebt p\u00ebrjashtoheshin nga shkolla. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr deklarat\u00eb, ai thot\u00eb se student\u00ebt q\u00eb i p\u00ebrkisnin Organizat\u00ebs, kishin m\u00eb shum\u00eb shanse p\u00ebr t\u00eb avancuar me studimet prej l\u00ebshimeve t\u00eb m\u00ebsuesve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr zgjedhjen e liderit t\u00eb t\u00eb rinjve kishte dy metoda: Vota sekrete mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillit, dhe vota sekrete e student\u00ebve p\u00ebr tet\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb zgjedhur paraprakisht. M\u00eb pas votat num\u00ebroheshin dhe ai q\u00eb merrte shumic\u00ebn b\u00ebhej Lideri i t\u00eb rinjve kurse ai q\u00eb renditej i dyti b\u00ebhej sekretar i rinis\u00eb. K\u00ebshilli i rinis\u00eb s\u00eb shkoll\u00ebs zotohet t\u00eb zbatoje programin e trajnimit t\u00eb paraqitur nga Komiteti i partis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prej klas\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb, m\u00ebsimet e propagand\u00ebs dhe teoria e komunizmit&nbsp;epen nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve, nd\u00ebrsa n\u00eb klasat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta k\u00ebto m\u00ebsime jepen nga m\u00ebsuesit e thjesht\u00eb, q\u00eb gjithashtu jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb komuniste. Sipas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb shkolis, t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit mblidhen dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb p\u00ebr tre or\u00eb pasdite, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar teorit\u00eb e komunizmit dhe m\u00ebsime t\u00eb Stalinit, Leninit etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa her\u00eb q\u00eb ka dit\u00eb festash sovjetike, ka edhe takime pasditeje me nx\u00ebn\u00ebsit ku shpjegohet kuptimi i fest\u00ebs dhe ajo \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb Revolucionit t\u00eb Tetorit n\u00eb muret e shkollave u vendos\u00ebn piktura t\u00eb Stalinit dhe slogane n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-sovjetike. Festimet e revolucionit t\u00eb tetorit zgjasin nj\u00eb muaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Rroga e m\u00ebsuesve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rroga baz\u00eb e nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb shkoll\u00ebs fillore \u00ebsht\u00eb 3500 lek. Por prej k\u00ebsaj zbriten kontributet shoq\u00ebrore, Kryqi&nbsp; Kuq dhe taksat e qeveris\u00eb, t\u00eb cilat arrijn\u00eb n\u00eb afro nj\u00eb muaj rrog\u00eb n\u00eb vit dhe zbriten nga rroga e \u00e7do muaji. Zbritja totale arrin n\u00eb 550 lek n\u00eb muaj.\/&nbsp;<strong>Memorie.al<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut, gjat\u00eb regjimit komunist, nuk kan\u00eb qen\u00eb aspak t\u00eb mira. T\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu pretendojn\u00eb amerikan\u00ebt. CIA ka de klasifikuar nj\u00eb dokument t\u00eb vitit 1955 dhe aty tregohet p\u00ebr largimet n\u00eb qeveri, por dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Hoxha-Shehu. Aty thuhet se ka pasur rivalitet t\u00eb madh mes tyre, nd\u00ebrsa sipas raportit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":20330,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-20328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-jeta"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.3 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua&quot;, raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin &#039;55 - Zeri Online<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua&quot;, raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin &#039;55 - Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut, gjat\u00eb regjimit komunist, nuk kan\u00eb qen\u00eb aspak t\u00eb mira. T\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu pretendojn\u00eb amerikan\u00ebt. CIA ka de klasifikuar nj\u00eb dokument t\u00eb vitit 1955 dhe aty tregohet p\u00ebr largimet n\u00eb qeveri, por dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Hoxha-Shehu. Aty thuhet se ka pasur rivalitet t\u00eb madh mes tyre, nd\u00ebrsa sipas raportit, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-08-09T06:17:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-08-09T06:17:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\"},\"headline\":\"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua&#8221;, raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin &#8217;55\",\"datePublished\":\"2026-08-09T06:17:56+00:00\",\"dateModified\":\"2026-08-09T06:17:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/\"},\"wordCount\":2487,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg\",\"articleSection\":[\"Jeta\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/\",\"name\":\"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua\\\", raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin '55 - Zeri Online\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg\",\"datePublished\":\"2026-08-09T06:17:56+00:00\",\"dateModified\":\"2026-08-09T06:17:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg\",\"width\":900,\"height\":450},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/09\\\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua&#8221;, raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin &#8217;55\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"name\":\"Zeri Online\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\",\"name\":\"Zeri Online\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"width\":607,\"height\":252,\"caption\":\"Zeri Online\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\",\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"info@zeri-online.com\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/author\\\/infozeri-online-com\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua\", raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin '55 - Zeri Online","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua\", raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin '55 - Zeri Online","og_description":"Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut, gjat\u00eb regjimit komunist, nuk kan\u00eb qen\u00eb aspak t\u00eb mira. T\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu pretendojn\u00eb amerikan\u00ebt. CIA ka de klasifikuar nj\u00eb dokument t\u00eb vitit 1955 dhe aty tregohet p\u00ebr largimet n\u00eb qeveri, por dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Hoxha-Shehu. Aty thuhet se ka pasur rivalitet t\u00eb madh mes tyre, nd\u00ebrsa sipas raportit, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/","og_site_name":"Zeri Online","article_published_time":"2026-08-09T06:17:56+00:00","article_modified_time":"2026-08-09T06:17:57+00:00","og_image":[{"width":900,"height":450,"url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"info@zeri-online.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"info@zeri-online.com","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/"},"author":{"name":"info@zeri-online.com","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce"},"headline":"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua&#8221;, raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin &#8217;55","datePublished":"2026-08-09T06:17:56+00:00","dateModified":"2026-08-09T06:17:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/"},"wordCount":2487,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg","articleSection":["Jeta"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/","name":"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua\", raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin '55 - Zeri Online","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg","datePublished":"2026-08-09T06:17:56+00:00","dateModified":"2026-08-09T06:17:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#primaryimage","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/900-0-1786255067xambasada-sovjetike-para-popullit-te-tiranes-pas-incidentit-te-bombes-ne-vitin-1951-750x375-473.jpg","width":900,"height":450},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/09\/bedri-spahiu-drejtoi-komisionin-qe-denoi-koci-xoxen-por-me-pas-u-shkarkua-raportet-sekrete-te-cia-s-ne-vitin-55\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/zeri-online.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cBedri Spahiu drejtoi komisionin q\u00eb d\u00ebnoi Ko\u00e7i Xoxen, por m\u00eb pas u shkarkua&#8221;, raportet sekrete t\u00eb CIA-s n\u00eb vitin &#8217;55"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","name":"Zeri Online","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/zeri-online.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization","name":"Zeri Online","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","width":607,"height":252,"caption":"Zeri Online"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce","name":"info@zeri-online.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","caption":"info@zeri-online.com"},"url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/author\/infozeri-online-com\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20329,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20328\/revisions\/20329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}