{"id":20379,"date":"2026-08-10T11:22:57","date_gmt":"2026-08-10T11:22:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zeri-online.com\/?p=20379"},"modified":"2026-08-10T11:23:03","modified_gmt":"2026-08-10T11:23:03","slug":"nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Radio Televizionit Shqiptar<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Elsa DEMO<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zakonin e letrave t\u00eb hapura me \u201ci\/e nderuar\u201d apo \u201ct\u00eb nderuar\u201d nuk po e ndjek, sepse nuk e di n\u00eb \u00ebsht\u00eb dikush n\u00eb krahun e marr\u00ebsit. Nuk ka kod komunikimi mes nesh, mes meje si bashk\u00ebpun\u00ebtore e jashtme dhe drejtoris\u00eb s\u00eb Radio Televizionit Shqiptar. Q\u00eb prej viti 2019, kur nisa programin \u201cArtes\u201d n\u00eb ekranin shtet\u00ebror, jan\u00eb nd\u00ebrruar gjasht\u00eb drejtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm me gjith\u00eb stafin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb nivel t\u00eb ngusht\u00eb. \u00c7do sezon, nj\u00eb epror i ri, nj\u00eb kok\u00eb\u00e7arje e p\u00ebrs\u00ebritur, nj\u00eb mur shurdhac, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb posht\u00ebrues sesa k\u00ebrc\u00ebnimi ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk di \u00e7far\u00eb rezervon fati, as k\u00ebrkoj parashikime, por kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb di \u00e7far\u00eb gatit p\u00ebr mua burokrati i RTSh-s\u00eb. Rasti im nuk ka si t\u00eb jet\u00eb i ve\u00e7uar nga nj\u00eb sistem mediatik ku vendimmarrja arbitrare, si M\u00ebrkuri n\u00eb retrograd, thyen edhe copat e fundit t\u00eb nj\u00eb konfiguracioni t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vite.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Borxhi dhe heshtja<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cParat\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hi, prandaj honoraret nuk jan\u00eb derdhur\u201d, m\u00eb than\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qershorit. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb mir\u00ebkuptimin tuaj.\u201d Aty p\u00ebr aty, m\u2019u dhimbs e shkuara e k\u00ebtij vendi, teatri n\u00eb ekran q\u00eb kam ndjekur si f\u00ebmij\u00eb, arkiva zanore dhe vizuale q\u00eb nuk ka princ ta zgjoj\u00eb, p\u00ebrdorimi nga skuadronet politike t\u00eb majta e t\u00eb djathta; m\u00eb erdhi keq p\u00ebr dritaret gjith\u00eb drit\u00eb q\u00eb nuk puthiten, me persianet prej druri, t\u00eb vjetra sa vet\u00eb objekti i Radio Televizionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga gjurm\u00ebt e fundit t\u00eb nj\u00eb arkitekture njer\u00ebzore n\u00eb Tiran\u00eb; m\u00eb erdhi keq p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb ngjyer buk\u00ebn n\u00eb djers\u00eb dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb vjedhur, t\u00eb tallur, po edhe dembel\u00ebt e hileqar\u00ebt e RTSh-s\u00eb m\u2019u dhimbs\u00ebn. Keqardhja nuk b\u00ebn dallim, kur pun\u00ebt jan\u00eb zhytur n\u00eb mjerim. M\u00eb erdhi keq p\u00ebr sinqeritetin, mir\u00ebsjelljen dhe delikates\u00ebn q\u00eb stafi i ri po m\u00eb tregonte n\u00eb takimin e par\u00eb. Dhe qafa e zgjatur nuk pritet. I mir\u00ebkuptoja p\u00ebr honoraret t\u00eb papaguara prej muajit prill (rroga ime mujore) dhe p\u00ebrjetoja nj\u00eb kthim prapa tek skenar\u00ebt e kompanive mediatike t\u00eb Kok\u00ebdhim\u00ebs, Frangajt e s\u00eb fundi, edhe t\u00eb Hysenbelliut. K\u00ebshtu ka ndodhur gjithmon\u00eb tek ne: e shkuara b\u00ebhet e ardhme n\u00eb regres. Prandaj, n\u00eb kushtet kur i ke duart t\u00eb lidhura, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb kesh gjuh\u00ebn t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb qershorit, Radio Televizioni Shqiptar hapi thirrjen p\u00ebr projekte. Futa letrat, si \u00e7do vit, CV-n\u00eb dhe projekt-iden\u00eb, duke p\u00ebrshtatur k\u00ebrkesat p\u00ebr sezonin e ri. Aplikimi u mbyll m\u00eb 5 korrik. Sot duhet t\u00eb isha n\u00eb transmetim, dhe, me sa di, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb nga programet q\u00eb realizohen nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e jasht\u00ebm. K\u00ebrkova dy her\u00eb takim me drejtoresh\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, edhe pse \u201cnuk pret\u201d m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb. Nuk ka p\u00ebrgjigje as stafi i saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebj tani? T\u00eb shpik nj\u00eb plan pun\u00ebsimi n\u00eb bisht t\u00eb shtatorit, kur njer\u00ebzit kthehen t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur ku e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb rutin\u00ebn profesionale dhe mediat private e kan\u00eb mbyllur programimin e sezonit 2025-\u201826? N\u00eb muajt n\u00eb vazhdim, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj? Ajo qafa e drejtuesve t\u00eb rinj, q\u00eb m\u00eb ishte dukur prek\u00ebse e delikate, tani m\u00eb shfaqet n\u00eb form\u00eb zvarraniku p\u00ebrvjedh\u00ebs. Di q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka filluar abuzimi dhe RTSh-s\u00eb mund t\u2019i fal ark\u00ebn e zbrazur, por jo munges\u00ebn e informacionit, arroganc\u00ebn e heshtjes dhe k\u00ebrc\u00ebnimin me pasoja financiare q\u00eb vjen prej k\u00ebsaj, p\u00ebr t\u00eb t\u00eb hequr, qoft\u00eb p\u00ebr disa muaj, t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb profesionit dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00eb k\u00ebputur lidhjet e komunikimit me publikun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kontrata<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sado n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb rregulluar me ligj, p\u00ebr sa koh\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, bashk\u00ebpun\u00ebtori i jasht\u00ebm si pun\u00ebmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb brishta. Ai b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e jorrog\u00ebtar\u00ebve, i n\u00ebnshtrohet kontraktimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, 8-9 muaj. Kontrata rifreskohet me fillimin e vitit t\u00eb ri financiar, por pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebtimit, mund edhe t\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet. Marr\u00ebdh\u00ebnie e palogjikshme kjo p\u00ebr nj\u00eb program gazetaresk q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb funksionuar, i duhet vazhdim\u00ebsia, q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe pavar\u00ebsia. M\u00eb ka shqet\u00ebsuar prej fillimit kjo, sepse sapo kisha ardhur nga nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e hidhur n\u00eb nj\u00eb televizion privat, ku vendimi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb larguar nga puna, sikur po donin t\u00eb hiqnin nj\u00eb lebroz, u zbatua brenda dy dit\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kontrata e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb jasht\u00ebm me televizionin shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb tipi q\u00eb ushqen barazitizmin. Nuk njihet gazetari si profesionist i nj\u00eb kategorie t\u00eb caktuar, njihet prezantuesi, i cili r\u00ebndom thirret \u201cmoderator\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kam n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb si moderatore dhe skenariste, kur n\u00eb thelb puna ime \u00ebsht\u00eb gazetareske: nis n\u00eb terren dhe mbyllet n\u00eb ekran. Me ish-drejtues q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebrvoj\u00eb gazetari, e kam ngritur shqet\u00ebsimin, me pranin\u00eb e juristit t\u00eb RTSh-s\u00eb, p\u00ebr mosnjohjen e nocionit \u201cgazetar\u201d. Epror\u00ebve, ky fakt, p\u00ebrve\u00e7se u kujtonte di\u00e7ka nga e shkuara e vet profesionale, i linte indiferent\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00ebpun\u00ebtori i jasht\u00ebm nuk mbrohet dhe as d\u00ebmshp\u00ebrblehet nga pasojat e forcave madhore, megjith\u00ebse i mbahet vlera 15% e tatimit mbi t\u00eb ardhurat, pa i llogaritur dhe pa i mbajtur kontributet e sigurimeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb periudh\u00ebn e pandemis\u00eb Covid-19, me pezullimin e programit, natyrisht q\u00eb u nd\u00ebrpre pagesa, nd\u00ebrsa drejtoria nguli gozhd\u00ebn e fundit: n\u00eb mes t\u00eb sezonit, pa m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, shkurtoi honorarin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe p\u00ebrdorimi i t\u00eb drejtave t\u00eb autorit \u00ebsht\u00eb i kufizuar. E kam pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq kopje t\u00eb emisioneve t\u00eb mia nga Arkivi, kur m\u00eb jan\u00eb dashur apo k\u00ebrkuar p\u00ebr q\u00ebllime dokumentimi, reference apo shfaqje n\u00eb auditor. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr emisionet e viteve 2019-2021, t\u00eb cilat jan\u00eb hequr nga publikimi n\u00eb platform\u00ebn youtube, pas bllokimit t\u00eb kanalit p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb RTSh-s\u00eb me Agjencin\u00eb e Administrimit Kolektiv e t\u00eb Drejtave t\u00eb Artist\u00ebve Interpretues\/Ekzekutues. N\u00eb letrat dhe raportet e vazhdueshme p\u00ebr stafet drejtuese, nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb e kam ndjekur gjithmon\u00eb, kam shprehur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rikthimin n\u00eb qarkullim t\u00eb k\u00ebsaj pune dyvje\u00e7are. P\u00ebr ta ishte si t\u2019u k\u00ebrkoje kall\u00ebza n\u00eb d\u00ebbor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me mbylljen e sezonit televiziv p\u00ebr \u00e7do qershor, vjen faza e pritjes deri n\u00eb shtator a tetor, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh n\u00eb do t\u00eb lidhet kontrata me institucionin apo jo. Zakonisht, sezoni nis kur e gjykon t\u00eb arsyeshme drejtoria, e cila mund ta zhvendos\u00eb programin t\u00ebnd n\u00eb nj\u00eb kanal tjet\u00ebr, n\u00eb dit\u00eb dhe orar tjet\u00ebr, duke cop\u00ebtuar lidhjen e mezikrijuar me audienc\u00ebn. Kujtoj drejtorin e komanduar n\u00eb korridor, me pamjen e kambistit n\u00eb tregun e zi t\u00eb valut\u00ebs q\u00eb sfidonte nga trotuari p\u00ebrball\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb viteve \u201890. Duke dredhur nj\u00eb zinxhir n\u00eb dor\u00eb, do m\u00eb thoshte se kot e kund\u00ebrshtoja kalimin n\u00eb kanalin 2, \u201cse n\u00eb t\u00eb parin, kam qejf m\u00eb shum\u00eb spektak\u00ebl\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do fillim sezoni, bashk\u00eb me kaosin dhe trajtimin e pabarabart\u00eb, programit i diktohen video wall-et, teknologjia e vjet\u00ebruar \u2013 n\u00ebse dit\u00ebn e xhirimit, mikrofon\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pa zhurm\u00eb, ke pasur dit\u00eb pune m\u00eb fat \u2013 imponohen kamerat robotike me formul\u00ebn vizuale \u201cdy karrige, nj\u00eb ekran p\u00ebr sfond, plan-kund\u00ebrplan, plan dysh\u201d, pa p\u00ebrpunuar kurr\u00ebfar\u00eb k\u00ebrkese estetike p\u00ebr secilin program. Edhe po t\u2019i kesh punuar disa koncepte p\u00ebr dizajnin grafik t\u00eb backgroundit me artist\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb artit bashk\u00ebkohor shqiptar pjes\u00eb e RTSh-s\u00eb, drejtoria i shkat\u00ebrron dhe fut n\u00eb mes t\u00eb sezonit ekranet e rrjepur t\u00eb Agon Channel t\u00eb dhjet\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb, q\u00eb s\u2019ka Grabock\u00eb t\u2019i kamufloj\u00eb. N\u00eb studion grafike kan\u00eb punuar dy artist\u00eb shum\u00eb t\u00eb talentuar, nj\u00ebrin e detyruan t\u00eb largohet, tjetri \u00ebsht\u00eb n\u00eb ikje. Thuhet se drejtuesja e re planifikon kontraktimin e nj\u00eb studioje t\u00eb jashtme grafike p\u00ebr krijimin e imazhit t\u00eb ri t\u00eb televizionit, nd\u00ebrkaq departamenti i brendsh\u00ebm i grafik\u00ebs ka mbetur pezull p\u00ebr shkak t\u00eb ngrirjes s\u00eb programeve. \u00cbsht\u00eb ky lloj menaxhimi q\u00eb nuk njeh kapacitetet e punonj\u00ebsve t\u00eb vet, q\u00eb i largon nga puna duke shkelur rregullat dhe pun\u00ebson individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, diku tjet\u00ebr paguhen me rrog\u00eb, pra q\u00eb nuk jetojn\u00eb me gazetari, por e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi si frut pas buke apo p\u00ebr ca kredi p\u00ebr status m\u00eb t\u00eb ngritur social, e, pse marrin nj\u00eb emision me tavolin\u00eb treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00ebgrad\u00ebshe dhe nj\u00eb podcast p\u00ebrsip\u00ebr, pra dy rroga, qarr e kan\u00eb. Po t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu, p\u00ebrse pik\u00ebrisht bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e jasht\u00ebm ka bllokuar drejtoria e re?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Do thot\u00eb dikush pas k\u00ebsaj, edhe sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira kan\u00eb nevojtoret e tyre. I kan\u00eb. Pretendimi p\u00ebr t\u2019i mbajtur nevojtoret po aq mir\u00eb sa sht\u00ebpit\u00eb, duhet t\u00eb llogarit\u00eb edhe fantazmat n\u00eb dhomat e ky\u00e7ura, fantazmat e liris\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e fundit q\u00eb dua t\u00eb prek.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Liria<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke punuar gjat\u00eb ver\u00ebs me koleksionet e shtypit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm dhe periodik n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, p\u00ebr periudh\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb tranzicionit shqiptar, vura re var\u00ebsin\u00eb helmatis\u00ebse nga politika dhe pornografia. Var\u00ebsia nga politika mbetet, kurse pornografia jeton n\u00eb ekzibicionin e intimitetit n\u00eb publik, i mir\u00ebpranuar si kod liberal i shprehjes s\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs. E megjithat\u00eb, n\u00eb gazetat \u201cKoha Jon\u00eb\u201d dhe \u201cShekulli\u201d kan\u00eb pasur v\u00ebmendje temat p\u00ebr shtypin dhe televizionin, p\u00ebr ligjet dhe rregullat p\u00ebr profesionin e gazetarit. Televizioni Shqiptar, p\u00ebr kushtet akoma jo pluraliste t\u00eb tregut mediatik, ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, gazetari b\u00ebhet lajm kur kryeministri i injoron pyetjen apo i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet me fyt t\u00eb thar\u00eb, duke i p\u00ebrmendur gazetarit pronarin, me t\u00eb cilin kryeministri ka ndar\u00eb jo vet\u00ebm buk\u00ebn. Skena si k\u00ebto po certifikohen si kriter disidence n\u00eb gazetari. Fabula e thjesht\u00eb, spektakolare dhe q\u00eb b\u00ebhet shpejt virale \u00ebsht\u00eb p\u00ebr organizatat e gazetar\u00ebve dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile nj\u00eb subjekt p\u00ebr kauz\u00eb q\u00eb fiton v\u00ebmendje. Madje, kan\u00eb rikthyer r\u00ebndsh\u00ebm peticionet si n\u00eb mesin e viteve \u201890, kur kjo mod\u00eb vinte paket\u00eb me grev\u00ebn e uris\u00eb. Por nuk diskutohen t\u00eb drejtat e gazetarit n\u00eb termat e praktik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb profesionit, se \u00e7far\u00eb efektesh kan\u00eb rrymat e ajrit dhe shtr\u00ebngatat q\u00eb provokohen n\u00eb redaksit\u00eb e informacioit, nga rrahja e krah\u00ebve t\u00eb flutur\u00ebs n\u00eb oborrin e qeveris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyetja n\u00eb vazhdim \u00ebsht\u00eb: sa e ushtron t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb kritik\u00ebs gazetari n\u00eb median shtet\u00ebrore? I ngulitur n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzve si megafon i partis\u00eb n\u00eb pushtet, Radio Televizioni Shqiptar ka pasur vitet e fundit nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, por t\u00eb mir\u00eb profesionalizmi dhe paan\u00ebsie, kur G\u00ebll\u00e7i drejtoi institucionin dhe programin politik n\u00eb orarin kryesor t\u00eb mbr\u00ebmjes e kishte Lutfi Dervishi (q\u00eb m\u00eb mungon).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ushtrimi i liris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb zbatohet pa e ndjer\u00eb dhe pa ia njohur vler\u00ebn. K\u00ebtu m\u00eb vjen p\u00ebr argument historia e Tespit nga teatri i lasht\u00eb grek, si\u00e7 e tregon Augusto Boal n\u00eb \u201cTeatrin e t\u00eb shtypurve\u201d. Nj\u00eb dit\u00eb, Soloni shkoi n\u00eb teat\u00ebr ku luante edhe Tespi, poet e pijanec. Ky e nisi interpretimin modestisht, por duke dal\u00eb nga kori, nuk po dinte t\u00eb p\u00ebrmbahej dhe filloi t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr qytetin, politik\u00ebn dhe ligjet. Deri n\u00eb at\u00eb moment, askush nga kori nuk e kishte kuptuar q\u00eb, liria p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb mendon, ishte e mundur. K\u00ebshtu hyri protagonisti n\u00eb historin\u00eb e teatrit. Pas shfaqjes, Soloni p\u00ebrg\u00ebzoi korin dhe iu kthye Tespit: \u201cNjer\u00ebzit mund t\u00eb ndikohen nga kjo loja jote dhe kjo mund t\u00eb ndot\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb the e \u00e7far\u00eb fjal\u00ebsh p\u00ebrdore. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb, ti sot tregove q\u00eb gj\u00ebrat mund t\u00eb thuhen. U tregove njer\u00ebzve se \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb flitet, se secili mund t\u00eb mendoj\u00eb me kok\u00ebn e vet, t\u00eb zgjedh\u00eb fjal\u00ebt e veta. Kjo jep nj\u00eb shembull t\u00eb keq. Un\u00eb e di q\u00eb ata munden, por kjo nuk duhet t\u00eb merret vesh\u2026 Mos e b\u00ebj m\u00eb!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas k\u00ebsaj fabule, individi nuk ka vet\u00ebm liri profesionale, ka nj\u00eb liri t\u00eb brendshme, ka dhe nj\u00eb liri qytetare, t\u00eb cilat mund t\u2019i shpreh\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet profesionit. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb \u201csi\u201d dhe te kjo \u201csi\u201d p\u00ebrmbyllet identiteti i gazetarit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve disa drejtues m\u00eb jan\u00eb shprehur dretp\u00ebrdrejt \u201cpo ke pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj pushtetit, dil n\u00eb shesh me PD-n\u00eb, jo n\u00eb ekranin e Televizionit Shqiptar\u201d; \u201cnuk mund t\u00eb kritikosh rilindjen urbane\u201d, ose n\u00ebp\u00ebrmjet drejtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb var\u00ebsi \u201cthuaji asaj t\u00eb b\u00ebj\u00eb kujdes\u201d. Gjesti i fundit i drejtoresh\u00ebs n\u00eb ikje ishte heqja e fotografis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs para tasit me spaghetti, pjes\u00eb e sigl\u00ebs s\u00eb programit \u201cArtes\u201d, p\u00ebr shkak se n\u00eb nj\u00eb nga emisionet kishte qen\u00eb subjekt diskutimi. Cilado t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb arsyeja, u hoq pa m\u00eb pyetur. E megjithat\u00eb, ekrani i Radio Televizionit Shqiptar \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e pakrahasueshme p\u00ebr mua. Qytetar\u00ebt paguajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb, natyrisht, jo me vullnetin e tyre dhe sfida q\u00eb nuk marrin p\u00ebrsip\u00ebr drejtuesit, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelbi i problemit, \u00ebsht\u00eb si ta b\u00ebsh publik ekranin e shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr mua, ka nj\u00eb arsye pse dikush zgjedh t\u2019i rrij\u00eb besnik nj\u00eb njeriu, nj\u00eb ideje, nj\u00eb shije, nj\u00eb ekrani, nj\u00eb publiku, si\u00e7 ka arsye ai q\u00eb k\u00ebrcen deg\u00eb m\u00eb deg\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb ekran m\u00eb t\u00eb m\u00ebndafsht\u00eb. Fal\u00eb profesionit dikush ia del t\u00eb marr\u00eb distanc\u00eb nga realiteti dhe t\u00eb ushqej\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb nuk jan\u00eb thjesht nevoja natyrale p\u00ebr gjum\u00eb, seks, ushqim, riprodhim, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se jeta zgjerohet n\u00eb mister dhe liria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga misteret. Dhe misteret nuk jan\u00eb n\u00eb eter t\u00eb shk\u00ebputura nga \u00e7far\u00eb b\u00ebn, mbron dhe lufton njeriu p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe nga \u00e7\u2019mendon shumica p\u00ebr at\u00eb ekran dhe damkat q\u00eb i v\u00ebn\u00eb, un\u00eb jam p\u00ebr mbrojtjen dhe m\u00ebk\u00ebmbjen e k\u00ebtij institucioni publik q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, sado e mpleksur me ideologjin\u00eb e regjimit t\u00eb shkuar, sado i korruptuar dhe i palir\u00eb n\u00eb demokraci. Ai mund t\u00eb ndryshoj\u00eb veten dhe perceptimin e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijes p\u00ebr lirin\u00eb profesionale t\u00eb individ\u00ebve drejtues dhe t\u00eb atyre q\u00eb punojn\u00eb brenda sistemit. Secili mund t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr ndryshimin, jo duke e par\u00eb profesionin n\u00eb raport var\u00ebsie me institucionin, por n\u00eb raport me cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebn si profesionist. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, gazetari e ka m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb administroj\u00eb jo aq kontrollin politik, por nj\u00eb mentalitet t\u00eb t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebror e kulturor i strukturuar sipas spirales s\u00eb frik\u00ebs dhe heshtjes, q\u00eb natyrisht edhe kjo \u00ebsht\u00eb e lidhur me kontrollin politik. \u00cbsht\u00eb kjo v\u00ebshtir\u00ebsia kryesore q\u00eb kam n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb time p\u00ebr realizimin e programit, \u00ebsht\u00eb mentaliteti i djesh\u00ebm dhe i sot\u00ebm q\u00eb pengon guximin e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb shprehur publikisht at\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga her\u00ebt m\u00eb d\u00ebshtoi emisioni p\u00ebr sindikalizmin n\u00eb art. Kisha b\u00ebr\u00eb fillimisht nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Sindikatave t\u00eb Artist\u00ebve, dhe nj\u00eb dit\u00eb para xhirimit ai nuk u p\u00ebrgjigj. \u00cbsht\u00eb n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb shtet, \u00ebsht\u00eb vart\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe i Bashkis\u00eb. E marr me mend hallin e tij. Jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb lidh puna gjat\u00eb vitit, n\u00eb institucione, ngjarje, grupime, rrug\u00eb dhe q\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm, anonim\u00eb, larg \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb i v\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike, sepse edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb publike e shohin si di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb inkriminon politikisht. Nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb forcuar ndjesh\u00ebm dhomat e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun, qoft\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, po edhe n\u00eb frontin privat t\u00eb \u201cindustris\u00eb kulturore\u201d, duke ofruar vet\u00ebm nj\u00eb lloj pamjeje, at\u00eb q\u00eb skena d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00eb e t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb kufizim i liris\u00eb kolektive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, po aq sa i liris\u00eb individuale t\u00eb gazetarit. Jan\u00eb k\u00ebto hallet profesionale q\u00eb i bluaj p\u00ebrdit\u00eb sepse nuk t\u00eb jepet kurr\u00eb mund\u00ebsia t\u2019i ndash me publikun, sepse puna ime \u00ebsht\u00eb publiku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jan\u00eb zhg\u00ebnjyese q\u00ebndrimet e shoqatave t\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb reagojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr v\u00ebnie gjobash e \u00e7\u00ebshtje pagesash, si\u00e7 ishte s\u00eb fundi ajo dy gisht let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb goj\u00ebn p\u00ebr \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e jasht\u00ebm\u201d t\u00eb Radio Televizionit Shqiptar. Dhe nuk merrej vesh, p\u00ebr k\u00eb e kishin fjal\u00ebn, p\u00ebr gazetar\u00eb apo p\u00ebr zjarr\u00ebfik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb gazetari me t\u00eb ardhurat q\u00eb merr sot i duhet t\u00eb sforcohet pa t\u2019i dal\u00eb llogaria p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen dhe sh\u00ebndetin n\u00eb normalitet, p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar e pushuar. Si \u00e7do qytetar. Si shumica e qytetar\u00ebve. Me ndryshimin se, nj\u00eb gazetar \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb parakusht p\u00ebr ruajtjen e nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb lir\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb popull nuk ngrihet p\u00ebr posht\u00ebrsit\u00eb q\u00eb i b\u00ebhen, \u00ebsht\u00eb gazetari q\u00eb e b\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata jan\u00eb pasuri publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebher\u00eb, \u00e7\u2019praktik\u00eb t\u00eb ndjek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb burim lirie n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku edhe pellgu i thell\u00eb thahet\/ edhe guri i fort\u00eb \u00e7ahet?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Praktika ime \u00ebsht\u00eb kjo:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Shmang propagand\u00ebn, reklam\u00ebn, konfliktin e interesit dhe llojin e informacionit t\u00eb prodhur virtualisht, pa kontakt me realitetin;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-V\u00ebmendje p\u00ebr tema si arti dhe politika, roli i intelektualit, politikat e establishmentit p\u00ebrball\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb krijuesve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb margjinat e sistemit;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-publikim i rasteve kur kultura n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet, c\u00ebnohet, kompromentohet;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-jo q\u00ebndrim restaurues ndaj trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore, asaj filmike apo letrare, sepse ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb rishikohen dhe krahasohen epokat dhe jo t\u00eb konsolidohen stampat e klishet\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raste, provokimi \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim i sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, e cila, p\u00ebr t\u00eb ruajtur vler\u00ebn e q\u00ebndrueshme t\u00eb produktit kulturor t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb ta testoj\u00eb e ta marr\u00eb n\u00eb pyetje at\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-t\u00eb shqet\u00ebsohesh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar, por edhe t\u00eb mos u dor\u00ebzohesh, p\u00ebr hir t\u00eb numrave, shijeve aty p\u00ebr aty t\u00eb publikut;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Studioja \u00ebsht\u00eb vendi ku realiteti gjen nj\u00eb sken\u00eb dhe jo skena ku prodhohet nj\u00eb realitet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Bashk\u00ebbisedimi n\u00eb studio nd\u00ebrtohet jo mbi qejfb\u00ebrjen ndaj t\u00eb ftuarit. Para se njer\u00ebzit t\u00eb bien dakord, duhet t\u00eb ezaurojn\u00eb argumentet e tyre;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr, \u201cArtes\u201d p\u00ebrpiqet t\u00eb identifikoj\u00eb n\u00eb terren individ\u00eb apo grupime t\u00eb vogla, q\u00eb kan\u00eb gjetur forma jo thjesht p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, por kushtet e reja t\u00eb komunikimit me publikun po i p\u00ebrdorin n\u00eb favor t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb arteve. K\u00ebto burime spontane, zakonisht nuk t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen mediatike, nuk kan\u00eb joshjen dhe agresivitetin komercial, e q\u00eb ndoshta nuk do t\u00eb b\u00ebhen kurr\u00eb \u201ckultur\u00eb zyrtare\u201d dhe e afirmuar. Aq m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse p\u00ebrvijohen si antikultur\u00eb. E pik\u00ebrisht edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, besoj se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e gazetarit ta gjej\u00eb kultur\u00ebn dhe artin edhe aty ku ndodh sinqerisht dhe sipas fuqive t\u00eb gjithsecilit, jo vet\u00ebm aty ku shfaqet e gatshme p\u00ebr t\u2019u ekspozuar me mb\u00ebshtetje t\u00eb m\u00ebdha financiare e mediatike. N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e nj\u00eb kuture pa treg, k\u00ebto dy bot\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb institucionit shtet\u00ebror, nd\u00ebrveprojn\u00eb pa e ditur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joformale dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb fytyr\u00ebn e kultur\u00ebs dhe artit shqiptar bashk\u00ebkohor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ndahemi me drejtuesit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb populiz\u00ebm, p\u00eblqim me \u00e7do kusht dhe numra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk do t\u2019ia thosha t\u00eb gjitha k\u00ebto drejtoresh\u00ebs, po ta takoja. Nj\u00eb pjes\u00eb e ka t\u00eb shkruar n\u00eb projektin q\u00eb kam dor\u00ebzuar. Shqet\u00ebsimet me natyr\u00eb juridike dhe teknike, ato po, duke dashur t\u00eb besoj se, modeli i saj i administrimit nuk do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb matric\u00ebn e shefit q\u00eb e drejton institucionin nga shala e kalit. Po t\u00eb kishte koh\u00eb, do t\u2019i thosha edhe di\u00e7ka. N\u00eb fillim t\u00eb gushtit, kur k\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr sezonin e ri, shoh t\u00eb reklamuar n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb Televizionit Shqiptar nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gruas s\u00eb kryeministrit, shoq\u00ebruar me nj\u00eb foto q\u00eb retushonte mosh\u00ebn pa u dridhur dora. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn reklam\u00eb, do ta ndeshja n\u00eb pikat e shitjes s\u00eb aboneve. M\u2019u duk e pav\u00ebnd dhe servile, q\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat p\u00ebr produktet publike t\u00eb RTSh-s\u00eb, t\u00eb reklamohet nj\u00eb interviste q\u00eb zonja nuk e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr mediat e RTSh-s\u00eb, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ku ajo, nga ana e saj, reklamon n\u00eb titull mallin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb ka: Liria \u00ebsht\u00eb pushteti im, thoshte. Kjo puna e liris\u00eb s\u00eb gruas s\u00eb kryeministrit, i vetmi person q\u00eb ai njeh p\u00ebr opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh litarin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb varurit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb fundi, duke hedhur k\u00ebto radh\u00eb, jam e vet\u00ebdijshme p\u00ebr \u00e7far\u00eb thot\u00eb Orhan Pamuk-u: \u201cT\u00eb shkruash, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb zem\u00ebrosh dik\u00eb\u201d. N\u00eb kontekstin shqiptar, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb nxit\u00ebsh armiq dhe hakmarrje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Radio Televizionit Shqiptar Nga Elsa DEMO Zakonin e letrave t\u00eb hapura me \u201ci\/e nderuar\u201d apo \u201ct\u00eb nderuar\u201d nuk po e ndjek, sepse nuk e di n\u00eb \u00ebsht\u00eb dikush n\u00eb krahun e marr\u00ebsit. Nuk ka kod komunikimi mes nesh, mes meje si bashk\u00ebpun\u00ebtore e jashtme dhe drejtoris\u00eb s\u00eb Radio [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":20381,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-20379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-mendimi-yt"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.3 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb - Zeri Online<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb - Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Radio Televizionit Shqiptar Nga Elsa DEMO Zakonin e letrave t\u00eb hapura me \u201ci\/e nderuar\u201d apo \u201ct\u00eb nderuar\u201d nuk po e ndjek, sepse nuk e di n\u00eb \u00ebsht\u00eb dikush n\u00eb krahun e marr\u00ebsit. Nuk ka kod komunikimi mes nesh, mes meje si bashk\u00ebpun\u00ebtore e jashtme dhe drejtoris\u00eb s\u00eb Radio [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Zeri Online\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-08-10T11:22:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-08-10T11:23:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2560\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1920\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"info@zeri-online.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\"},\"headline\":\"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2026-08-10T11:22:57+00:00\",\"dateModified\":\"2026-08-10T11:23:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/\"},\"wordCount\":3795,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg\",\"articleSection\":[\"Mendimi Yt\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb - Zeri Online\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg\",\"datePublished\":\"2026-08-10T11:22:57+00:00\",\"dateModified\":\"2026-08-10T11:23:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/08\\\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg\",\"width\":2560,\"height\":1920},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/2026\\\/08\\\/10\\\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"name\":\"Zeri Online\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#organization\",\"name\":\"Zeri Online\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/11\\\/zerionline.png\",\"width\":607,\"height\":252,\"caption\":\"Zeri Online\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce\",\"name\":\"info@zeri-online.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"info@zeri-online.com\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/zeri-online.com\\\/index.php\\\/author\\\/infozeri-online-com\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb - Zeri Online","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb - Zeri Online","og_description":"Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Radio Televizionit Shqiptar Nga Elsa DEMO Zakonin e letrave t\u00eb hapura me \u201ci\/e nderuar\u201d apo \u201ct\u00eb nderuar\u201d nuk po e ndjek, sepse nuk e di n\u00eb \u00ebsht\u00eb dikush n\u00eb krahun e marr\u00ebsit. Nuk ka kod komunikimi mes nesh, mes meje si bashk\u00ebpun\u00ebtore e jashtme dhe drejtoris\u00eb s\u00eb Radio [&hellip;]","og_url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/","og_site_name":"Zeri Online","article_published_time":"2026-08-10T11:22:57+00:00","article_modified_time":"2026-08-10T11:23:03+00:00","og_image":[{"width":2560,"height":1920,"url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"info@zeri-online.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"info@zeri-online.com","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/"},"author":{"name":"info@zeri-online.com","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce"},"headline":"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb","datePublished":"2026-08-10T11:22:57+00:00","dateModified":"2026-08-10T11:23:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/"},"wordCount":3795,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg","articleSection":["Mendimi Yt"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/","name":"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb - Zeri Online","isPartOf":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg","datePublished":"2026-08-10T11:22:57+00:00","dateModified":"2026-08-10T11:23:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#primaryimage","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/RTSH_Main_Building_Tirana-scaled.jpeg","width":2560,"height":1920},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/2026\/08\/10\/nje-leter-e-hapur-drejtuar-kreut-te-rtsh-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/zeri-online.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb let\u00ebr e hapur drejtuar kreut t\u00eb RTSH-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#website","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","name":"Zeri Online","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/zeri-online.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#organization","name":"Zeri Online","url":"https:\/\/zeri-online.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","contentUrl":"https:\/\/zeri-online.com\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/zerionline.png","width":607,"height":252,"caption":"Zeri Online"},"image":{"@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/zeri-online.com\/#\/schema\/person\/79e4f47b0f711519c5e3efcd4be4d4ce","name":"info@zeri-online.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2dc2ddaa7c265b2bd74ed8f5f6234660bbe0561c3f9ee4d1da3bf4384133d56f?s=96&d=mm&r=g","caption":"info@zeri-online.com"},"url":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/author\/infozeri-online-com\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20379"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20382,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20379\/revisions\/20382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zeri-online.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}