Mentor Kikia
Ja që krisma paska patur….
Bankersi hoqi dorë nga ideja e dërgimit të shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për masat e marra nga prokuroria.
Në një deklaratë të sotme, kompania kishte ulur tonet, shumë. Ajo pranonte përmbushjen e detyrimeve sipas vendimeve gjyqësore (pra pagesën e detyrimit), pranonte të bashkëpunonte me hetimet dhe me shtetin, premtonte të punonte për zhvillimin e Shqipërisë dhe përparimin teknologjik, pranonte të ishte pararojë në standardet mjedisore e madje do të vetëhetohej për të ndihmuar prokurorinë shqiptare.
Dhe, që në krye të deklaratës, premton se do të punojë për “Shqipëria 2030”, dhe se vlerëson shumë lidershipin shqiptar.
Ja që kur do shteti të shtron e të bën “të kuptosh gabimet”.
Na del se deri tani, për borxhet gjigande nuk e ka pas fajin Bankersi, por shteti që ka heshtur apo ka bashkëpunuar në vjedhje.


