Plagosja në Kavajë, U takuan për t’u sqaruar

Date:

Share post:

Dy vëllezër në kërkim për plagosjen e një 43-vjeçari nga Rrogozhina. Ai u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Luz të Vogël të Kavajës, kurse policia identifikoi si autorë të dyshuar dy vëllezërit nga ky fshat, përkatësisht 26 dhe 32 vjeç, që janë shpallur në kërkim nga policia. Shërbimet e saj po punojnë për kapjen e tyre dhe të një personi të tretë, shokut të tyre, që ka qenë bashkë me ta në momentin e konfliktit mes njërit prej vëllezërve dhe të plagosurit. Nuk dihet ende cili prej të treve ka qëlluar mbi 43-vjeçarin, duke e plagosur në këmbë.

Sipas policisë vendore, ngjarja ndodhi gjatë një konflikti që dyshohet për motive të dobëta. Palët kanë kontaktuar fillimisht në telefon dhe e kanë lënë për t’u sqaruar për një “problem” në Luz të Vogël ku konflikti ka vijuar me fyerje dhe tregim force të tipit “kush je ti e kush jam unë”.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë po vijojnë punën për kapjen e të dyshuarve dhe grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...