Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Date:

Share post:

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin, ushqimin dhe vizituar monumentet dhe objektet e trashëgimisë kulturore të qytetit. Interesi për historinë dhe pasurinë arkeologjike të Durrësit konfirmohet edhe nga shifrat e vizitorëve, të cilat këtë vit kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Në 9 muajt e parë të vitit, monumentet historike dhe Muzeu Arkeologjik janë vizituar nga 53 610 persona, 21,5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Qendrës Muzeore Durrës, rritja e numrit të vizitorëve është reflektuar edhe në të ardhurat nga biletat, të cilat kanë arritur në 13.8 milionë lekë, me një rritje prej 44.2% në raport me janar-shtatorin e vitit 2025.

Rihapja e Muzeut Arkeologjik në prill ka nxitur më tej interesin për thesaret historike të qytetit, ndërsa Amfiteatri Antik vijon të jetë monumenti më i vizituar, duke mbetur një nga pikat kryesore të itinerarit turistik.

Shifrat tregojnë se trashëgimia kulturore e Durrësit po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një arsye për të vizituar qytetin, edhe përtej sezonit tradicional turistik.

Ndërkaq mozaiku antik, simbol i qytetit, “Bukuroshja e Durrësit” vazhdon të mos jetë i ekspozuar në muze.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...

Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari

Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së...