Në Parkun Kombëtar të Valbonës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe sot aksionin kundër ndërtimeve pa leje.
Pas disa ndërhyrjeve të kryera një ditë më parë, autoritetet kanë shembur sot disa bujtina që prej vitesh funksiononin në zonë, por që rezultuan të ndërtuara pa dokumentacionin përkatës ligjor.
Aksioni, sipas IKMT-së, është pjesë e masave për të ndalur shfrytëzimin e paligjshëm të territorit dhe për të mbrojtur peizazhin unik të Valbonës, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të veriut të vendit.
Megjithëse bujtinat kishin pritur vizitorë për një kohë të gjatë, autoritetet shprehen se ndërtimet në zona të mbrojtura nuk mund të tolerohen, pasi cenojnë mjedisin dhe ligjin.
Banorë të zonës shprehen të shqetësuar për ndikimin që prishjet do të kenë në aktivitetin turistik dhe ekonominë lokale, ndërsa institucionet e shtetit theksojnë se objektivi kryesor mbetet mbrojtja e parkut kombëtar dhe vendosja e rendit ligjor në territor.
©️zërionline


