Një zemër për politikën, Klodiana Spahiu merr postin e Nënkryetares së Kuvendit

Date:

Share post:

Deputetja e Durrësit, kardiologia Klodiana Spahiu, ka reaguar pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për ta emëruar në detyrën e Nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe seancës së parë parlamentare.

Në një mesazh publik, Spahiu e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga kreu i qeverisë.

“Ky është një moment i rëndësishëm dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën e marr me përulësi dhe vendosmëri”, u shpreh deputetja e Durrësit.

Ajo thekson se do të punojë me përkushtim për ta ushtruar këtë funksion me dinjitet dhe për të garantuar bashkëpunim me të gjitha forcat politike në Kuvend. Spahiu nënvizoi gjithashtu se synimi kryesor i punës së saj mbetet forcimi i rolit të Parlamentit në shërbim të qytetarëve dhe mbështetja e objektivit madhor, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...