Kontrolli në Burgun e Durrësit, kapen 5 telefona të fshehur në…

Date:

Share post:

Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit, janë gjetur pesë telefona celularë të markës iPhone, sende që janë të ndaluara brenda ambienteve të institucionit. Telefona ishin të fshehura në dyert e dusheve të përbashkëta, në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se telefona i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara brenda institucionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se kontrollet e tilla bëhen rregullisht për të garantuar sigurinë e brendshme dhe respektimin e rregullave në të gjitha institucionet e ekzekutimit penal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Prishtina në protestë

Sot në Prishtinë po zhvillohet një protestë kundër vendimit të gjykatës së Hagës për dënimin e 4 ish-lidërve së UÇK-së. Para...

Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, arrestohet në Peshkopi Gëzim Dani

Një 40-vjeçar, i konsideruar nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim...

“Liri për Çlirimtarët”, veteranët e UÇK-së nga Haga mbërrijnë në Durrës

Të zhgënjyer, por me shpresë 50 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbërritën në Portin e Durrësit, dy...

Greqi/ 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në një aksident tragjik

Tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një...