Kontroll në burgun e Durrësit, dyshime për sende të ndaluara

Date:

Share post:

Një operacion kontrolli është zhvilluar paraditen e sotme në burgun e Durrësit. Efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë hyrë në ambientet e brendshme të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, ku ndodhen si të paraburgosur ashtu edhe të dënuar, mes tyre dhe politikanë.

Sipas burimeve operative, kontrollet janë përqendruar në disa dhoma të të burgosurve dhe ambiente të përbashkëta, për shkak të informacioneve, po dhe kontrolleve rutinë se brenda institucionit mund të gjendeshin lëndë narkotike, telefona celularë apo sende të tjera të ndaluara.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që pas përfundimit të tij të jepen detaje mbi materialet e mundshme të sekuestruara dhe masat që do të ndërmerren.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...