Aksident zinxhir në autostradë, shkaku një Gomar

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje. Paraprakisht deklarohet se në aksident janë përfshirë disa automjete që lëviznin në drejtim të Lushnjës. Shkak për këtë aksident është bërë një gomar. Kafsha e punës është futur në autostradë duke detyruar drejtuesin e automjetit të parë që e konstatoi të frenojë. Kjo ka çuar në një përplasje zinxhir të 4 automjeteve, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa kafsha ka shpëtuar pa dëme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit, si dhe kthyer qarkullimin në rrugë. Edhe një automjet zjarrfikës ka mbërritur dhe po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit. Nuk raportohet për persona të plagosur nga përplasja, por raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...