Qeveria e Danimarkës ka vendosur që duke filluar nga 1 janari 2026, shërbimi postar nuk do të pranojë më letra për t’u dërguar me postë si zakonisht. Kjo masë vjen si pasojë e përhapjes së komunikimit digjital, që ka reduktuar ndjeshëm përdorimin e postës tradicionale.

Vendimi përfshin ndalimin e dërgimit të faturave, komunikimeve bankare dhe letrave private në formë fizike. Autoritetet daneze theksojnë se shërbimet publike dhe private tashmë janë të përgatitura për një kalim të plotë në komunikimin elektronik.
Ekspertët parashikojnë se edhe vende të tjera europiane, përfshirë Italinë, mund të ndjekin të njëjtin shembull në vitet e ardhshme, duke shënuar fundin e epokës së letrës tradicionale që dërgohet me postë. Edhe pse numri i tyre ka rënë ndjeshëm në kohë, nostalgjikët e dërgimit të letrave dhe kartolinave me postë nuk mungojnë.
©️zërionline


