Greqi- Një 23-vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me spektrin e autizmit, ka ndërruar jetë pasi u gjet pa ndjenja brenda një automjeti, ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ndodhi ditën e diel në Amarinthos të Evias, në Greqi.
Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur pa ndjenja brenda automjetit të familjes që e kishin lënë të parkuar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdin 23 vjeç. Ai është transportuar në spital rreth mesditës së të dielës, por pak para mesnatës ka ndërruar jetë në spital.
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, policia greke arrestoi prindërit e tij, Petrit e Vezire Elezi, me akuzën e papërgjegjshmërisë në ushtrimin e kontrollit prindëror me pasojë vdekjen ndaj djalit të tyre i cili është autik dhe i pamundur për të reaguar ndaj situatës në të cilën ndodhej, i mbyllur në makinë. Trupi i të riut do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes së tij.
@zërionline


