Aksidenti tragjik në autostradën Kavajë-Rrogozhinë: Vdes te Trauma 27-vjeçari

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi më 26 qershor 2024, rreth orës 10:15, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”. Një motomjet, i drejtuar nga 27-vjeçari Amarildo Pajtoni, banues në Tiranë, përplasi nga mbrapa një automjet të drejtuar nga shtetasi kosovar J. S., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, A. Pajtoni mbeti i dëmtuar rëndë dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimeve të rënda të pësuara në aksident, 27-vjeçari A. Pajtoni humbi jetën ditën e djeshme, më 15 korrik, në Spitalin e Traumës, Tiranë. 

Në lidhje me këtë rast, autoritetet patën kryer ditën e aksidentit të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Pas përfundimit të hetimeve, u nis procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Testi i alkoolit i kryer ndaj tij rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l.

Duke vlerësuar humbjen e një jete dhe këmbënguljen e familjarëve për të zbardhur rastin, pavarësisht se motorri e ka goditur nga pas automjetin, drejtuesi i të cilit rezulton se nuk kishte konsumuar alkol, policia e Durrësit sqaron se hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit vazhdojnë.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...