Mbrëmjen e kaluar, Mali, banor i BBV Albania refuzoi të takohej me babain e tij. Sipas të atit që kërkoi ndihmën e produksionit për ta takuar djalin me të cilin nuk flet prej mbi 7 vitesh, por kjo përpjekje për ta bërë publike historinë e familjes së tyre dhe për t’u takuar në “BBVA” dështoi. Mali nuk pranoi, duke lënë të kuptohet që dhimbja e shkaktuar nga i ati është ende aty dhe respekti për të ëmën e familjen dhe gjithçka kanë kaluar bashkë janë më të rëndësishme.

Pas këtij vendimi, Violeta Kukaj reagoi në Instagram duke publikuar një foto të tij dhe duke shkruar: “Lum Nana për ty ❤️ Zoti të ruajtë 🙌🏻”, mesazh që u interpretua si mbështetje dhe krenari për vendimin e Malit.

Gjatë spektaklit, Mali tha se takimi do të bëhej një herë tjetër, jashtë kamerave, pa përcaktuar kohë.
©️zërionline


