Klubi i librit “Gjergj Vlashi” kurorëzon sezonin me një aktivitet të veçantë poetik në anijen “Iliria 1”

Date:

Share post:

Klubi i librit “Gjergj Vlashi” ka përmbyllur sezonin e tij me një aktivitet të veçantë, të zhvilluar gjatë një udhëtimi me anije përgjatë brigjeve të Durrësit. “Det dhe poezi” ishte tema e takimit të fundit për këtë sezon, ku çdo anëtar i klubit kishte përzgjedhur poezi nga autorë të ndryshëm, të cilat i lexuan në një ambient magjepsës detar.

Kodi i veshjes për këtë event ishte bluza e marinarit, një detaj që u respektua nga të gjithë të pranishmit, duke krijuar një atmosferë harmonike dhe të përshtatshme për temën që ishte filli përbashkues i të gjithë elementeve të takimit. 

Leximi i poezive në sfondin e valëve dhe erës së freskët të detit, si dhe interpretimit të instrumentistëve durrsakë Eduart Tereziu në kitarë dhe Mira Peku në violinë, e bëri këtë takim të paharrueshëm për anëtarët e klubit.

I drejtuar nga Teuta Dhima, kjo nismë e bukur e klubit u realizua me kontributin e veçantë të çiftit Artion dhe Pranvera Beqiraj, si dhe bashkëpunimin aktiv të disa anëtareve të tjera të klubit, që u kujdesën veç të tjerash dhe për detaje të një udhëtimi plot shije. Ky takim poetiko-detar dëshmoi përkushtimin dhe kreativitetin e Klubit të Librit “Gjergj Vlashi” në promovimin e kulturës dhe letërsisë së mirë, duke bërë bashkë artin e poezisë me bukurinë e natyrës detare dhe perëndimin magjik të diellit mbi Adriatik. 

Prania e disa përfaqësuesve të brezit të ri në takimin në anije, ashtu si dhe në takime të tjera përgjatë vitit, i jep një tjetër dimension aktivitetit të klubit të librit, atë të misionarit që transmeton vlera dhe dashuri për librin dhe magjinë e tij në formimin individual dhe shoqëror.   

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...