Pa ujë në 40 gradë

Date:

Share post:

Banorët e një lagjeje në Fermë Xhafzotaj të Durrësit prej ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa temperaturat e verës i kanë kaluar 40 gradë Celsius. Dhjetra familje janë prekur nga kjo situatë kritike, duke vuajtur për mungesën e këtij burimi të rëndësishëm jetësor. Kjo gjendje po e bën të vështirë përditshmërinë e tyre dhe po krijon shqetësime të mëdha, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

 Bujar Kola, banor i Fermë Xhafzotaj shprehet se po jetojnë si në Mesjetë, ndërkohë që termometri i ka kaluar 40 gradët. U duhet të udhëtojnë çdo ditë 3 kilometra për të mbushur ujë në një burim në Kodër Arapaj.

“Dyshoj se uji ynë shitet. Ia shesin plazhit, ndërsa ne duhet të blejmë dhe me bote. Të lëvizim me makina private deri te burimi për të mbushur ujë. Ndihmojmë dhe fqinjët që s’kanë makina.”

Edhe gratë e kësaj lagjeje shprehen të shqetësuara për situatën që po kalojnë, ku askush nuk kujdeset për ta.

 “E blejmë me bote 1500 lekë çdo dy ditë se nuk e përballojmë dot me rrogën 30 000 lekë të nuses. Të gjitha të ardhurat po shkojnë për të siguruar ujë dhe ujë s’kemi. Faturat i paguajmë. Fatura e muajit të kaluar, kur patëm furnizim vetëm dy javë sa për të mbush depozitën, na erdhi 4300 lekë. Tani s’kemi fare dhe askush nuk kujtohet për ne. Nuk jemi debitorë. Paguajmë dhe nuk e kemi”, thotë njëra prej tyre.

 “Burrat janë ankuar vazhdimisht, por asgjë nuk ka ndryshuar. Kemi fëmijë të vegjël. Një fqinje këtu është e moshuar, e paralizuar. E mendoni dot gjendjen e saj?! Po thahemi për ujë. Erdhëm afër Durrësit për një jetë më të mirë, por po heqim keq. Jemi në vitin 2024.”

 “Ky drejtori i Ujësjellësit a e le pa ujë shtëpinë e vet, familjen e vet?! Të mendojë dhe për ne se njerëz jemi.”- thotë një e moshuar me lot në sy.

Banorët i bëjnë thirrje Ujësjellës-Kanalizimeve që të marrin masa urgjente për furnizimin me ujë. Ata kërkojnë që të furnizohen të paktën një orë në ditë, në mënyrë që të mund të mbushin depozitat dhe të kenë një sasi minimale për nevojat bazë. 

Nëse kjo situatë vazhdon, shëndeti dhe mirëqenia e shumë familjeve do të jenë në rrezik.

Ujësjellës Kanalizimet Durrës deklaron se situata do të përmirësohet këtë të martë, ndërsa një ditë më parë pjesa më e madhe e Fermë Xhafzotajt është furnizuar me ujë.

Sipas Ujësjellësit, problem është furnizimi i pikave fundore të rrjetit shpërndarës siç është dhe zona e quajtur Bregu i kanalit.

Për shkak të thatësirës, niveli i ujit në puse ka rënë ndjeshëm, ndërsa konsumi është shtuar duke krijuar probleme në furnizim, veçanërisht në zonat e banimit që ndodhen në skajet e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ekspozita e Edmond Hysit në Durrës, Një udhëtim artistik mes abstraktes dhe identitetit krijues

Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” hapi dyert për ekspozitën personale të piktorit Edmond Hysi, një prej emrave...

Ndryshime në qarqe në Policinë e Shtetit

Skënder Hita firmos valën e radhës të ndryshimeve në Policinë e Shtetit pas përfundimit të konkursit për drejtuesit...

Konfliktohet me punonjësit e firmës që po shtronte rrugën e fshatit, i vë zjarrin kamionçinës

Një reagim i çuditshëm pas konfliktit me punonjës të një kompanie në Panaja të Vlorës. Jo vetëm i...

Arrati nga policia, përplas 5 automjete në Durrës, në kërkim 31-vjeçari që theu arrestin në shtëpi

Një ndjekje policore me momente tensioni është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Gjithçka, sipas policisë,...