U grushtua nga një burrë-grua, Boksierja italiane tërhiqet nga dueli me transgjinoren. Shpërthejnë polemikat, reagon dhe Meloni

Date:

Share post:

Një duel i mbushur me polemika ishte ajo mes boksieres italiane Angela Carini dhe transgjinores algjeriane Imane Khelif që zgjati vetëm 45 sekonda. Italiania u detyrua që të tërhiqej mes lotësh nga gara pas vetëm 45 sekondash, pasi nuk mundi të përballonte grushtet nga kundërshtarja e saj. Kjo gjë ka sjellë menjëherë reagime të ashpra në rrjet, për të mos i lejuar sportistët transgjinorë të konkurrojnë në disiplinat e femrave. 

Pas duelit, boksierja italiane u shpreh se nuk donte të dorëzohej, por e ndjeu që nuk mund ta vazhdonte më tej këtë sfidë, duke shtuar dhe se mori një dëmtim në hundë.

“Nuk më pëlqeu të luftoja më, pas minutës së parë. Fillova të ndjeja një dhimbje të fortë në hundë. Nuk është në stilin tim që të dorëzohem, por pikërisht sepse nuk munda ta bëja, thashë “mjaft” dhe i dhashë fund ndeshjes. U futa në ring për babain tim. Olimpiadën e kaluar babai im po vdiste, kjo ishte Olimpiada ime dhe doja të ecja kilometrin e fundit. Nëse ndalova, e bëra vetëm për familjen time”, tha Carini.

Këtë duel e ka komentuar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila nuk e cilësoi si të barabartë ndeshjen.

“Nuk kam qenë dakord me zgjedhjen e vitit 2021, nuk jam dakord sot. Falënderoj Angela Carinin për mënyrën se si luftoi edhe pse nuk arritëm ta shihnim, pamë vetëm shkrepje të vogla. Më vjen keq edhe më shumë. Dje isha e emocionuar kur ajo shkroi se do të luftonte, sepse në këto gjëra me siguri ka rëndësi edhe përkushtimi, koka, karakteri. Për mendimin tim, nuk ishte një ndeshje e barabartë”, tha Meloni.

Gjithashtu, prania e Khelif në Paris ka qenë objekt debati orët e fundit duke qenë se në mars të vitit të kaluar ajo u skualifikua në prag të finales së titullit për shkak të niveleve të larta të testosteronit.

Meshkujt-femra po grushtojnë gratë në Olimpiadën e mbrapshtë të Parisit. Dy atletë meshkuj janë lejuar të garojnë në boksin e femrave

Tashmë pritet të merret një vendim nga Federata Olimpike nëse do të vazhdojë të lejojë që sportistët transgjinorë të konkurrojnë në disiplinat e femrave pas komenteve dhe sulmeve të marra në rrjet.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...