Gusht i ngarkuar në portin e Durrësit. Sot 5 tragete, mbi 85 mijë persona erdhën në korrik 

Date:

Share post:

Gushti është muaji i pushimeve dhe në portin detar të Durrësit kjo po reflektohet gjerësisht në shtimin e lëvizjeve në portin detar të Durrësit. Çdo ditë, mijëra persona mbërrijnë në vendkalimin kufitar të portit për të kaluar pushimet verore në Shqipëri. Janë kryesisht emigrantë, por dhe shumë shtetas të huaj që zgjedhin transportin detar për të ardhur në vendin tonë. Gjatë muajit korrik, tragetet që lidhin portin e Durrësit me portet italiane të Barit dhe Ankonës sollën 85 100 persona dhe mbi 21 mijë automjete. Ndërkaq gushti sjell të tjera flukse udhëtarësh në portin më të madh të vendit, ku punohet me kapacitet të plotë. Sipas Kapitenerisë së portit të Durrësit dhe kompanive të lundrimit, këtë të premte pritet të mbërrijnë, me 5 tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës, 6 300 persona dhe 2 250 automjete, ndërsa do të dalin nga kjo pikë kufitare 2000 persona të tjerë. 

Plot mall për vendlindjen kthehen edhe emigrantët tanë, pjesë e diasporës shqiptare në vendet e BE-së:

“Jetoj në Belgjikë dhe vij pas 2 vitesh të shoh të afërmit. Pastaj do të shkojmë në jug për pushime.”

 “Jetoj në Itali, në Caserta. Do të bëjmë pushime nja 15 ditë, pranë familjarëve, dhe pastaj do të kthehemi. Ka kohë që s’i kemi parë. Me shumë mall kthehemi. Vëllezërit kanë dalë të më presin”

Edhe një 10-vjeçare, bijë e prindërve shqiptarë na tregon në italisht se vjen çdo sezon pushimesh te gjyshërit e saj:

“Vij nga Italia me familjen time për të bërë pushimet këtu me familjen. Mezi po pres të shkojmë në plazh, në Durrës.”

Një tjetër emigrante plot entuziazëm thotë:

“Vij një herë në vit për pushime. Besoj do t’i kaloj në Durrës, në plazh. Është vendlindja ime, pastaj të shikojmë.”

Mes atyre që zbresin nga tragetet ka dhe shumë shtetas të huaj:

 “Ne jemi një grup të rinjsh italianë nga Kisha Katolike dhe do të shkojmë në Shkodër, si pjesë e misionit të kishës. Më pas do të mendojmë dhe për ndonjë ditë pushimi.”

“Jemi nga Franca. Dëgjuam në rrjetet sociale për Shqipërinë dhe vendosëm të vijmë.”

“Ne jemi nga Polonia. Vijmë për herë të parë. Do të qëndrojmë 3 netë në Durrës si pjesë e një udhëtimi që po bëjmë nëpër Europë.”

26 sportele të policisë kufitare dhe doganës janë në funksion të udhëtarëve dhe automjeteve për të mundësuar një përpunim të shpejtë dhe pa vonesa. Tragetet kanë dyfishuar lundrimet e tyre për të përballuar këtë fluks lëvizjesh mes dy brigjeve të Adriatikut. Ndërkohë ka nisur dhe ikja e atyre që zgjodhën muajin korrik për të pushuar, mes tyre dhe ky çift nga Zvicra që po presin të imbarkohen në tragetin e Barit.

 “Jemi nga Zvicra dhe kaluam këtu pushimet. Plot 11 ditë. Morëm me qira një makinë dhe shkuam në veri për ecje, ngjitje në mal dhe pastaj kaluam disa ditë dhe në Tiranë.

 “Kaluam disa ditë fantastike në Theth me pamje të mrekullueshme. Pastaj në Shkodër, Tiranë e disa vende të tjera.”

Pushimet vazhdojnë, fluksi i atyre që vijnë për pushime gjithashtu.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...