Arratisja drejt Londrës/ Nën hetim për portalin denigrues ndaj drejtuesve të policisë, Selimaj i shpëton arrestimit për vilën e Kallmit 

Date:

Share post:

Ish-shefi i Sektorit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Durrës, është shpallur në kërkim për zaptimin e një trualli shtetëror në zonën bregdetare të Kallmit. Kushtrim Selimaj akuzohet se gjatë kohës që mbante këtë detyrë, ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë në Kallm, duke shpërdoruar detyrën dhe pozicionin e tij. Edhe pse ndodhej nën hetim për një tjetër çështje, atë të portalit, dhe nuk duhej të largohej jashtë vendit, Selimaj është arratisur fillimisht në Kosovë dhe më pas në Angli.

Ai përballet me akuza për shpërdorim detyre, ndërtim pa leje dhe vjedhje të energjisë elektrike, për të cilat ka bashkëpunuar me Metin Voglin nga Shijaku, i cili ka pretenduar se ndërtimi pa leje ishte i tij, duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Gjithashtu edhe një ish-kolege e Selimit në AMP është nën hetim për përfshirje në shkeljet e kryera. Në celularin e saj ekspertët e Krimit Kibernetik gjetën prova që e lidhin ish-zyrtarin e Policisë me ndërtimin e paligjshëm dhe me skemën denigruese ndaj drejtuesve të policisë përmes një portali.

Një ndërtim pa leje në bregdetin e Kallmit, pranë Durrësit, u referua nga Komisariati i Policisë Durrës pak muaj më parë. Fillimisht, hetimet sugjeronin se ndërtimi ishte kryer nga një qytetar nga Shijaku. Megjithatë, gjatë hetimeve për çështjen e portalit u zbuluan prova të reja përmes kontrollit të telefonit të sekuestruar të Regina Omerit, që tregojnë se ndërtimi i paligjshëm i përket Kushtrim Selimajt. Sipas burimeve hetimore, deklarimet e dhëna nga qytetari nga Shijaku dyshohet të jenë të rreme. Provat përfshijnë video dhe mesazhe në telefonin e Omerit, që konfirmojnë lidhjen e ish-shefit me ndërtimin pa leje.

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit ka caktuar 7 masat e sigurisë për personat e përfshirë në këtë hetim duke dhënë masën “Arrest me burg” për Selimajn dhe Voglin, detyrim paraqitjeje për ish-punonjësen e AMPsë, si dhe pezullim nga detyra për 4 punonjësit e policisë të dyshuar për shpërdorim detyre dhe bashkëpunim në veprimet e paligjshme. Masat e sigurisë për Selimajn dhe Voglin nuk kanë mundur të ekzekutohen, pasi gjatë kontrollit nuk janë gjetur në banesë. Selimaj rezulton që më 29 korrik të jetë larguar nga Prishtina drejt Londrës. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vazhdojnë edhe për të zbuluar se kush e njoftoi paraprakisht për të shmangur arrestimin e tij.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...