Qarkullonte i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

Date:

Share post:

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në qytet me automjetin e tij.

I ndaluari është 30-vjeçari Dorjan Ziflaj, banues në Sarandë. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja e policisë është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet. 

Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme”.”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...

Shkodër/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është...

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...